“A do i bashkosh votat me Ramën?” Kjo është përgjigjja e Agron Shehajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton nuk do t’i bashkohen kurrë Edi Ramën për çfarëdolloj çështjeje.

Shehaj u shpreh se përplasja e kësaj qeverie me drejtësinë është e pashmangshme pasi qëllimi i kryeministrit është që të kapë drejtësinë për të shpëtuar veten nga aferat ku sipas tij, është i përfshirë.

“E kam thënë dhe e përsëris; SPAK ka bëtë diçka historike në këtë vend, krahu i djathtë i Edi Ramës është vënë para drejtësisë, por ky është vetëm fillimi. Koha do tregojë se përplasja mes drejtësisë dhe kësaj qeveria është e pashmangshmja. Çfarë kam thënë është se ajo që na ndan nga të gjitha; kurrë votat e partisë sonë nuk do shkojnë kundër SPAK. Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën për çfarëdolloj çështjeje…Rreziku më i madh për Edi Ramën është drejtësia, nuk flas për SPAK, nëse në Shqipëri do kemi një drejtësi të pavarur është rreziku më i madh i Ramës ndaj i bëri thirrje popullit për të fituar zgjedhjet. Kjo do jetë beteja e Ramës në 4 vitet e ardhme, ka një betejë; ajo për të kapur drejtësinë dhe për të shpëtuar veten se nuk ka njëri në Shqipëri që nuk e di që ashtu si Veliaj ishte në krye të çdo afere që ka ndodhur në bashki, Rama është në krye të çdo afere që ka ndodhur në Shqipëri këto 12 vjet”, tha Shehaj. m.p.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV