Çudira nga Amerika: Jeniffer Lopez nën akuzë sepse… postoi fotot e saj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jennifer Lopez po përballet me një padi të re pasi ka postuar në rrjetet sociale disa foto të saj nga një festë në Hollyëood, pa marrë leje nga fotografi dhe agjencia që zotëron të drejtat e autorit të tyre.

Fotografitë janë realizuar nga Edwin Blanco, i cili punonte për agjencinë paparaci Backgrid, gjatë mbrëmjes së organizuar nga Amazon MGM Studios dhe Vanity Fair në Los Angeles, një natë para ndarjes së çmimeve Golden Globes në janar të këtij viti.

Lopez i ka shpërndarë imazhet në Instagram dhe X me mbishkrimin “GG Ëeekend Glamour”, ndërsa ato janë ripostuar më pas nga faqe të shumta.

Në padi thuhet se përdorimi i fotove ishte “me natyrë komerciale, i destinuar për vetë-promovim”, përfshirë promovimin e stilistit të veshjes dhe bizhuterive që mbante. Sipas pretendimeve, ajo ka përdorur imazhet për të rritur angazhimin në rrjetet sociale dhe për të forcuar bashkëpunimet me markat që përfaqëson.

Fotografitë tregojnë Jennifer Lopez të veshur me një fustan të bardhë dhe një pallto të bardhë me gëzof të rremë, jashtë hotelit të famshëm Chateau Marmont.

Paditësit kërkojnë deri në 150,000 dollarë dëmshpërblim për çdo foto, duke theksuar se të drejtat e autorit për imazhet u përkasin atyre dhe jo subjektit që shfaqet në to. e.t.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV