Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Olta Manjani, zv.ministrja e Ekonomisë, në një intervistë për Anjola Hamzajn në Klan News, e cilësoi arritjen e kësaj marrëveshje historike, për shumë arsye. Një ndër to është edhe kohëzgjatja, pasi zyrtarisht ka nisur që në vitin 2022.

“Është një marrëveshje historike për shumë arsye. Arsyeja e parë është për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Por, njëkohësit edhe për shkak të zgjatjes së arritjes së një marrëveshjeje të tillë, e cila ka filluar teknikisht dhe zyrtarisht në vitin 2022. Gjatë gjithë kësaj periudhë kemi konkluduar në një marrëveshje të mirë, e cila përfshin shumë përfitime për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në Itali, si edhe për shtetasit italianë, të cilët vitet e fundit kanë ardhur në rritje në numër“, tha Manjani.

Sipas përllogaritjeve të bëra, Manjani tha se përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali dhe 4 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri.

“Kemi përllogaritur që do të jenë mbi 500 mijë shqiptarë, që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Ndërkohë në Shqipëri janë rreth 4 mijë italianë, të cilët jetojnë dhe punojën në vendin tonë. Është një numër i konsiderueshëm, veçanërisht për shkak të mbulimit me elementë të sigurimeve shoqërore, të një numri kaq të madh, i shtetasve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali. Është një marrëveshje shumë e mirë, e cila siguron disa përfitime. Siguron përfitime në terma të totalizimit dhe bashkimit të periudhave kontributive. Pra, për të gjithë shqiptarët që kanë punuar këtej dhe matanë kufirit nuk do të humbasin asnjë ditë pune nga kontributet e tyre”.

Lexo edhe :  EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

“Numri minimal për të përfituar një pension në Shqipëri është 15 vite, ndërkohë që në Itali është 20 vite. Dhe, të gjithë ata shtetas që nuk e plotësojnë numrin minimal të viteve për përfitimin e një pensioni do të kenë një bashkim të periudhave kontributive. Pra, nëse do të kenë 10 vite këtej dhe 12 vite andej, në total do të kenë një pension ekuivalent me 22 vite, ku në shtetin përkatës do të përfitojnë pensionin që është ekuivalent me masën e kontributit. Nga ana tjetër, do të përfitojnë edhe shqiptarë që mund të jenë duke kontribuuar në skemën italiane të pensioneve. Pra, nuk e kanë prekur ende skemën shqiptare, por nëse vendosin të kthehen dhe të kontribuojnë në skemën shqiptare të pensioneve, sigurisht që nuk do të humbasin asnjë ditë kontribute në skemën italiane”, tha Olta Manjani

Në marrëveshje parashikohet që përfitimet janë të barabarata mes shqiptarëve që kanë punuar dhe jetuar në Itali dhe italianëve që jetojnë në Shqipëri./e.t

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV