Meta urdhëron analizë për rezultatin e zgjedhjeve, për çfarë dyshon kreu i PL?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që brenda datës 23 maj të kenë të përfunduar analizën për rezultatin e marrë në zgjedhjet e 11 majit.

Meta kërkon verifikimin e punës dhe rolin e të gjithë anëtarëve gjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave në ditët pasardhëse.

Një kërkesë e veçantë është dhe për të ngarkuarin me punë për diasporën, për kontaktet që ai ka pasur dhe a janë pasqyruar votat që priteshin në rezultatin përfundimtar.

Këto analiza do t’i dorëzohet zyrtarëve të PL, Haxhinasto, Blushi dhe Ballmi dhe të gjitha do të shqyrtohen në mbledhjen e kryesisë më 1 qershor. m.p.

Të fundit

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë...

Pavarësia Algjerisë: Lindja e vetëdijes kombëtare, fundi i kolonializmit francez

5 korrik 1962 Më 5 korrik 1962, Algjeria shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Franca, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të përgjakshëm dhe më...

E cilësuar si boshti “Dragon-Arushë”, pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin në tregjet publike të qytetit. Në...

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte teorinë e relativitetit. Një grua në...

Lajme të tjera

Web TV