Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 11 majit na shfaqën një paradoks në politikën e vendit tonë.

Partia Socialiste, pas 12 vitesh në pushtet, rinovoi 64% të partisë me fytyra të reja. Ndërkohë, Partia Demokratike, pas 12 vitesh me humbje në seri, bëri të kundërtën: rinovoi vetëm 28% të partisë me fytyra të reja.

PS mori në rang vendi 83 mandate dhe kështu çon në Kuvend 46 deputetë nga lista e mbyllur dhe 37 deputetë nga lista e hapur. Kryeministri Rama vjen me një gjeneratë të re në Kuvend, ku 53 prej emrave zgjidhen deputetë për herë të parë, ndërsa 30 prej tyre kanë mbajtur më herët pozicionin e deputetit.

PD me aleatët ka 50 mandate, ku 43 deputetë janë zgjedhur nga lista e mbyllur dhe vetëm 7 nga lista e hapur. Në total, vetëm 14 deputetë nga opozita futen për herë të parë në Kuvend, ndërsa 36 vendet e tjera u janë rezervuar besnikëve të Sali Berishës dhe aleatëve të tij, duke qenë se kryedemokrati u la 8 vende të sigurta në lista.

Me pak fjalë, Rama “rishpik” veten çdo katër vite. PS bëhet gjithnjë e më e freskët dhe rionore. PD, nga ana tjetër, në vend që të frymëzojë qytetarët duke u reformuar, por “kalbëzohet” e gjitha. Emra si Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka, Bujar Leskaj dhe Gaz Bardhi mund të jenë kontribues afatgjatë në PD, por kurrsesi fitues.

Demokratët janë ende në gjum letargjik. Vegjetimi vazhdon. Ndoshta po presin që Rama t’ia kalojë mbretërinë – ndjesë, republikën parlamentare – Zahos, të birit. Duhen edhe pak vite që ky i fundit të rritet. Kur kjo të ndodhë, atëherë demokratët do të përsëritin batutën pike “Lufta fillon tani”. mp

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV