Takimi në 1978 me Kadri Hazbiun në Luaras- Si e shpëtoi babanë tim nga verbimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pergatiti Artur Ajazi

Nëse çobani patriot Lake Luarasi, nuk do të kishte takuar rastësisht Kadri Hazbiun në malet e Luarasit pranverën e vitit 1978, ai do të kishte mbetur përjetësisht i verbër e ndoshta do të kishte humbur shpejt jetën nga sëmundja e rëndë në sy. Ishte pranvera e vitit 1978, kohë në të cilën plaku i urtë, i mençur e patriot Hajrulla Luarasi, apo Lakja siç e thërrisnin në fshatin e tij në Luaras të Kolonjës, dilte pothuajse çdo ditë me bagëtinë e kooperativës. I kulloste rrëzë malit përbri, dhe në mbrëmje kthehej me dy bashkëmoshatarët e tij. Ajo ditë prilli për Laken do të mbetej e paharruar, kishte takuar njeriun e pushtetit, ministrin e Punëve të Brëndshme Kadri Hazbiu.
Pak biografi
Lakja dhe vëllai i tij, njiheshin në fshatin e tyre dhe gjithë krahinën e Kolonjës si njerëz të urtë, punëtorë. Familja e tyre kishte humbur 4 persona në 1914, ishin therur dhe masakruar nga grekët. Ata në Luaras dhe mbarë Kolonjën njihen për patriotizëm dhe pjesëmarrje në gjitha ngjarjet e shënuara historike. Ata kishin ndarë bukën gjatë luftës Nacional-Çlirimtare me partizanët e batalionit “Hakmarrja” të komanduar nga Petrit Dume dhe Josif Pashko. Lakja kishte pesë djem dhe dy vajza, të cilët i ka rritur me mundime dhe halle, pasi asokohe kooperativa e Luarasit ishte malore dhe të ardhurat ishin të pakta. Djali i tij Bajrami, ish-ushtarak i lartë i Ministrisë Mbrojtjes, tregon një histori interesante të babait të tij me ish-ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiun. Historia ka ndodhur ndoshta rastësisht, kur Lakja ishte me bagëtinë lart në mal, kurse ministri Kadri Hazbiu, bashkë me tre persona të tjerë, hipur mbi një mushkë, kryente inspektime përgjatë asaj zone të thellë kufitare. Bajrami tregon se “babai im ishte njeri shumë punëtor, nuk linte ditë pa dalë, edhe kur nuk kishte radhën, me bagëtinë, pastaj vinte dhe merrej edhe me punë të tjera. Asokohe kemi jetuar bashkë me xhaxhain tim në shtëpi ngjitur, por jeta na ndau në punë dhe profesione të ndryshme”. Luarasi ka pasur asokohe plot 350 shtëpi dhe 9 lagje, që banorët e tij i njihnin me emrat e tyre të vjetër. Asokohe jeta zjente në Luaras. Ishim fshati Petro Ninit, kishim shkollë, mjek, infermier, dyqane, telefon në qendër të fshatit. Organizoheshin festa dhe përvjetore. Kishim edhe gurpin artistik.
TAKIMI ME KADRI HAZBIUN
Ish-ushtaraku, tregon se “takimi i babait tim me Kadri Hazbiun, asokohe Ministri Brendshëm i Shqipërisë, njeriu më i pushtetshëm i asaj qeverie, ka qenë mjaft mbresëlënës. Ai derisa jetoi, nuk harronte dhe e kujtonte vazhdimisht takimin me atë, që ai e quante “njeriu i mrekullueshëm”. Ishin ditët e para të muajit prill të vitit 1978, dhe Lakja ishte nisur si gjithmonë me bagëtinë e fshatit për në kullotat rrëzë malit të fshatit Luaras, të njohura si “kullotat e Alo Mukës”. Ishte ditë me diell dhe Lakja pasi rehatoi bagëtinë, ulet dhe nxjerr nga xhepi një kuti të vjetër duhani, e nis të mbushë çibukun e tij, kur syri i shikon tre burra, njëri hipur mbi mushkë, dhe dy të tjerë ecnin në këmbë duke e shoqëruar, veshur me xhaketa treçerekshe lëkure. Vetë Lakja ka treguar se “fillimisht i kishte bërë përshtypje pamja e tyre, dhe për një çast la çibukun pa ndezur dhe u ngrit në këmbë për ti shquar më mirë tre burrat e panjohur, e për t’i përshëndetur. Njatjeta xhaxha,- foli burri i hipur mbi mushkë, dhe teksa afrohej zbriti nga mushka, drejtoi kasketën dhe i jep dorën Lakes. “Njatjeta o djemtë e xhaxhait, ejani, urdhëroni, ndizeni nga një cigare, nuk po ju njoh, të më falni?- ja kthehu plaku i urtë Lake Luarasi. Njëri nga burrat që shoqëronin njeriun hipur mbi mushkë i afrohet tek veshi dhe i thotë: “Xhaxha ky është shoku Kadri Hazbiu, e njeh?”. Lakja kujtohet, i jep sërish dorën, dhe përqafohen bashkë, duke shkëmbyer fjalë zemre. Ish-Ministri Hazbiu e pyeti për familjen, fëmijët, hallet dhe fshatin, kooperativën, dhe u gëzua kur mësoi nga Lakja, se ai kishte një djalë oficer, një në polici, e të tjerët në punë të ndryshme në fshat dhe Ersekë. Por gjatë bisedës, “syrit” të Kadri Hazbiut nuk i shpëtoi edhe një detaj tjetër, që për plakun e urtë Lake, u bë shpëtimtari për të mos patur telashe edhe për shumë vite të tjera jete.Ai e pyeti “xhaxha, pse mezi shikon nga njëri sy”? Dhe përgjigja ishte “e kam dëmtuar kur isha i ri, ka ca vite, tek sharrat e Ballabanovës, më ra rrufeja, por nuk po gjej derman me syzet dhe mjekimin”. Kaq u desh, që Kadri Hazbiu të urdhëronte shoqeruesin e tij “hape çantën time, dhe nxirr mjekimin e syrit dhe një palë syze optike nga të miat”. Dhe ashtu u bë. Lakja vite më parë ishte dëmtuar nga syri në zonën e Ballabanovës, ku punonte, nga një rrufe në mes të pyllit. Ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur mes rrugës ra rrufeja. Mushka që kishte me vehte u karbonizua, por Lakja shpëtoi, duke dëmtuar rëndë njërin sy. Por asokohe të bëje syze, ishte me siklet gjetja e xhamave të duhur, po ashtu edhe gjetja e ndonjë medikamenti. “Jam vizituar o shoku Kadri, doktori më ka dhënë recetën dhe nuk po gjejmë xhamat në Ersekë e Korçë për të bërë syzet, dhe një tubet për të lyer sytë por do ti gjejmë”-ja kthen Lakja. Ministri urdhëroi shoqëruesit “në çantën time ke disa tubeta sysh dhe disa palë syze, tregoja, provoja, dhe kush ti bëjë, jepja, i ka nga unë dhuratë”. Fati e donte që një nga 5 palët e syzeve që Ministri Hazbiu kishte me vete në çantën e tij prej lëkure, të përshtatej me numrin e Lakes. Po ashtu edhe tubetin që Ministri Hazbiu mbante me vete për sytë, ja bëri dhuratë Lakes. “Merri i ke dhuratë nga unë ti gëzosh, pleqëri të mbarë, dhe të fala nga shtëpia”-i thotë Kadri Hazbiu–duke shtuar “ne po ikim se kemi punë xhaxha”. Ministri i Brendshëm i shtrëngon fort dorën Lakes, i cili i prekur, e fton të rrinin nga shtëpia. Por ishte e pamundur. Ish-ministri kishte misionin e tij shtetëror, “punën fizike” bashkë me ata që e shoqëronin, që më vonë u mësua se ishin të Ministrisë Brendshme. Takimi me Kadri Hazbiun, mbeti i paharruar për Laken, plakun e urtë e të mirë, çobanin nga Luarasi. Kjo pasi siç tregon edhe djali i tij, ish-ushtaraku Bajram Luarasi “ai takim aq miqësor sikur i përmirësoi dritën e syve babait tim, i cili e uronte çdo ditë Kadri Hazbiun për dhuratën e çmuar që i bëri në takimin e rastësishëm lart në mal, dhe e kujtonte derisa sa jetoi me mall e dashuri deri në detaje bisedën me atë që e quante “burrë e njeri i mrekullueshëm”

Të fundit

Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima. Kryebashkiaku i Lavandousë...

Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në moshën 87-vjeçare

Bota e sportit është në zi, pasi ka ndërruar jetë Nino Benvenuti. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 87-vjeçare si legjendë e...

83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite...

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e saj Tundra nuk është imune...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Lajme të tjera

Web TV