Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj.

Sipas Alibeajt, ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.

“PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate të pamerituara, rrezikon institucionet e pavarura.

Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj në A2 CNN. m.p.

Të fundit

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp,...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

Lajme të tjera

Web TV