Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për t’u anëtarësuar në “union” deri në vitin 2030. Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet të punojë fort.

“Në Shqipëri, synimi ambicioz është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030. Dhe mund të them që Gjermania mirëpret këtë ambicie. Jemi shumë të kënaqur për të. Por megjithatë, besojmë se është më e rëndësishme të fokusohemi në reforma konkrete, në përparimin real në procesin e përafrimit dhe forcimin e institucioneve sesa në datat”, tha Thilo Schroeter, zëvendës-ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” u vunë sërish në pah edhe nga i zyrtari gjerman në Tiranë.

“Prandaj, fokusi i Procesit të Berlinit te integrimi rajonal është një plotësues i rëndësishëm ndaj procesit të zgjerimit të BE-së dhe është plotësisht i justifikuar. Dhe besoj se kjo theksohet qartë edhe nga fakti që integrimi rajonal është një komponent thelbësor i planit të rritjes, në shtyllën e dytë – komponenti i integrimit rajonal”, tha ambasadori.

Me rrugën ende të gjatë para drejt anëtarësimit, theksi vihet veçanërisht te individi si kapitali më i çmuar i Shqipërisë dhe bashkëpunimi Rajonal.

“Rekomandojmë që bashkëpunimi rajonal të theksojë bashkëpunimin ndërkufitar, veçanërisht për zonat pranë kufijve. Duhet të krijojmë më shumë sinergji me planet e rritjes. Këto plane janë kombëtare, por kanë shumë veprime, sidomos në klastrin 2, që mund të shërbejnë edhe për bashkëpunimin rajonal”, tha Ardian Haçkaj, Instituti i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit.

Lexo edhe :  E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Në takimin e organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe GIZ, ku u diskutua rreth marrëveshjeve në kuadër të CEFTA-s që synojnë lëvizjen e lirë të njerëzve brenda rajonit, zyrtarë vendas e të huaj konfirmuan se zbatimi i tyre në vendete Ballkanit vazhdon të jetë një sfidë./e.s

Të fundit

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve...

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It...

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën...

Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar...

SHBA do të vendosë armë në hapësirë, çfarë është “Kupola e Artë” e propozuar nga Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në...

Lajme të tjera

Web TV