Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber.

Gjatë një interviste për Vogue, të publikuar dje, themeluesja e markës Rhode, 28 vjeç, foli për urrejtjen që ka marrë në muajt e fundit dhe spekulimet e vazhdueshme për martesën e saj. Ajo dhe Justin, 31 vjeç, mirëpritën djalin e tyre, Jack Blues, në gusht 2024.

“Periudha pas lindjes është më e ndjeshmja që kam kaluar ndonjëherë në jetën time. Të mësosh një version të ri të vetes është shumë e vështirë. Ndërkohë, ta përballosh këtë çdo ditë duke hapur telefonin (lundruar në internet) dhe duke parë njerëz që thonë: “Ata do të divorcohen” dhe “janë të palumtur”, është një mbingarkesë e çmendur për mendjen (time)”.

Ajo shtoi se as nuk mund të gjejë fjalët për të përshkruar këtë moment dhe se është një periudhë shumë e çuditshme.

Më tej, Hailey foli edhe për procesin e pranimit të ndryshimeve të trupit pas lindjes dhe gëzimin që ndjen çdo mëngjes kur zgjohet pranë familjes së saj, të cilën e cilësoi si “shumë të bukur”.

Hailey e trajtoi shëndetin mendor si një “muskul që duhet ushtruar”. Ajo gjeti një terapiste, u përball me ndjesitë e saj, mori suplementet që i rekomanduan dhe i pranoi uljet dhe ngritjet e humorit që i shkaktonin hormonet. Hailey u shpreh se jo gjithnjë e njihte trupin e saj dhe se u përball me një imazh të ri të vetes, i cili u pasua edhe me “urrejtje” të një niveli që s’e kishte përjetuar kurrë më parë. Megjithatë, ajo gjeti disa afirmime që ia thotë vetes çdo ditë,

Lexo edhe :  Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

“Çdo ditë duhet t’i flas vetes: Hailey, ti ke sjellë në jetë një fëmijë. Ti po rrit një qenie njerëzore. Ti solle në jetë një qenie njerëzore. Është ok. Transmetoji vetes mirësi. Jepi vetes kohë”, tha ajo.

Hailey dhe Justin janë hasur shpesh me thashetheme për probleme në martesën e tyre, megjithëse nuk ka dalë asnjë konfirmim/mohim nga vetë ata. Kujtojmë gjithashtu se Hailey është sulmuar shpesh në internet, veçanërisht nga njerëzit që thjesht nuk e pranojnë dot se Justin dhe Selena Gomez janë ndarë dhe se secili ka vijuar jetën e vet./E.Ç

Të fundit

E cilësuar si boshti “Dragon-Arushë”, pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë...

Policia Bashkiake e Tiranës thirrje tregtarëve ambulantë: Zhvendosni aktivitetin

Policia Bashkiake e Tiranës iu ka bërë thirrje tregtarëve ambulantë që të respektojnë urdhrat ligjorë dhe të zhvendosin aktivitetin në tregjet publike të qytetit. Në...

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte teorinë e relativitetit. Një grua në...

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në...

Kontrata e mbetur e Diogo Jotas, Liverpool bën gjestin e madh për familjen e tij

Bota e futbollit është ende e tronditur nga vdekja tragjike e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva. Një humbje që ka prekur thellë jo vetëm...

Lajme të tjera

Web TV