“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj.

Ai tha se Lëvizja Bashkë që prej fillimit, nuk ka pasur pretendimin të fitonte zgjedhjet por të ishte një opozitë e zëshme dhe qëllimi është arritur pasi tashmë do të përfaqësohet në parlament me një deputet, Redi Muçin, i cili sipas Qorit “është deputeti më i mirë që do ketë Kuvendi i Shqipërisë në katër vitet e ardhshme”.

Teksa analizoi zgjedhjet Qori tha se kryeministri Rama ka arritur të interpretojë më mirë se të tjerët risitë zgjehdore, ndërsa sipas tij problem nuk është vetëm Kodi Zgjedhor.

“Unë nuk e prisja, nuk e mendoja që pesha e këtij pushteti do arrinte në këtë lloj rezultati, por mesa duket Edi Rama ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm tejet efecient të manipulimit, shkurajimit të qytetarëve.

Gjithashtu ato risi zgjedhore që vijnë herë pas here ka arritur ti interpretojë më mirë se të tjerët dhe të përfitojë më shumë se të tjerët. Unë mendoj se vota e diasporës është një nga arritjet më të mëdha, por është fakt që Edi Rama e ka shfrytëzuar më mirë se të tjerët.

Unë mendoj që lista e hapur është më mirë se lista e mbyllur, por mënyra si sot Edi Rama ka interpretuar listat e hapura, ka qenë më e mirë se e të tjerëve. Unë dëgjoj tani që është faji i kodit zgjedhor.

Ky debat po përmblidhet te kodi zgjedhor, por nuk është Kodi Zgjedhor baza e pushtetit të Edi Ramës. Baza e pushtetit të Ramës është pushteti administrative dhe oligarkia ekonomike, ne duhet të mobilizojmë popullin për t’ju kundërvënë kësaj baze. Betejat tona parësore nuk mund të jenë katër vite rresht të merremi me riformatim të qarqeve ”,-tha Qori. m.p.

Të fundit

“Të njohim Kosovën? Kjo nuk do ndodhë kurrë”. Vucic vijon me avazin

Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç....

Një valë e re e Covid-19 po përhapet në Europë! A rrezikon Shqipëria?

Një variant i ri i “Sars Cov 2”, nën-variant i “Omicorn”, po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi dhe është ndër ato nëntipe qe...

Kanadezët i thanë jo Trumpit, atëherë pse Mark Carney po shtyn një ligj kufitar?

Nëse do të miratohet, do të shohim ndërtimin e një shteti survejimi që në disa aspekte do të jetë më i keq se ai...

Zyrtare: Real Madrid gjen Messin e ri për 60 milionë euro

Real Madrid ka bërë një goditje të madhe në merkato. "Galaktikët" kanë zyrtarizuar firmën me Franco Mastantuono, fantazistin 17-vjeçar që luante me River Plate...

Irani nën sulmin e Izraelit, konflikti që pritej u bë realitet

Nga Leonard Veizi Një stuhi që ziente prej vitesh, që nga revolucioni i 1979-ës, shpërtheu mëngjesin e 13 qershorit 2025, kur Izraeli lëshoi breshërinë e...

Lajme të tjera

Web TV