Beti Njuma për ikjen e Artan Lames: Ti e bëre betejën tënde, por e keqja është më e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë. Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti këtë mëngjes nga Gjermania, pasi prisnin ashtu si herën e parë se ai do të kthehej, ama zemra këtë herë e tradhtoi.

Moderatorja Beti Njuma ka bërë një shënim të ndjerë për ikjen e Tan Lames, mikut dhe bashkëpunëtorit të saj në shumë dokumentarë e emisione. Ajo tregon dhe betejën e parë të Lames me zemrën, në vitin 2016, kur ai thoshte se Zoti i kishte dhënë një jetë të dytë.

“Shumë dhimbje për largimin tënd të parakohshëm nga jeta Tani. Në mars të 2016 pas ndërhyrjes së parë në zemër rendëm në spital dhe e gdhimë duke pritur që t’ia dilje mbanë. Pas operacionit të suksesshëm më the pak a shumë se të ishte dhënë një jetë e dytë”, shkruan Beti Njuma.

Me një profil që shtrihej mes politikës, publicistikës, historisë dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Artan Lame u kthye në një figurë të respektuar dhe një ndër njerëzit që asnjëherë nuk heshtën atëherë kur duhej folur me ndershmëri dhe pasion për vendin.

“Ty që gjithçkaje dije t’i jepje jetë, historive, rrëfimeve të së shkuarës, objekteve të vjetra, rraqeve që për këdo mund të ishin hedhurina por për ty sende me vlerë historike dhe njerëzore. Ishe studiuesi i historisë, njeriu që dinte të rrëfente Shqipërinë e vjetër si askush tjetër, koleksionisti i pasionuar që gjithmonë ankohej se nuk kishte më vend në shtëpi për atë pasuri të pashoqe që kishe mbledhur nëpër skuta”, vijon ajo.

Lexoni shënimin e plotë të Beti Njumës për ikjen e Artan Lames:

Shumë dhimbje për largimin tënd të parakohshëm nga jeta Tani. Në mars të 2016 pas ndërhyrjes së parë në zemër rendëm në spital dhe e gdhimë duke pritur që t’ia dilje mbanë. Pas operacionit të suksesshëm më the pak a shumë se të ishte dhënë një jetë e dytë! Ty që gjithçkaje dije t’i jepje jetë, historive, rrëfimeve të së shkuarës, objekteve të vjetra, rraqeve që për këdo mund të ishin hedhurina por për ty sende me vlerë historike dhe njerëzore.

Lexo edhe :  Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Ishe studiuesi i historisë, njeriu që dinte të rrëfente Shqipërinë e vjetër si askush tjetër, koleksionisti i pasionuar që gjithmonë ankohej se nuk kishte më vend në shtëpi për atë pasuri të pashoqe që kishe mbledhur nëpër skuta. Pulla, foto, kartolina, armë, veshje ushtarake, xhaketa lloj-llojesh dhe një koleksion i çmuar që kishe ëndërr ta ndaje me të tjerët. Si në 2002 kur çele tek Galeria Kombëtare ekspozitën më të bukur me uniformat e shtetit shqiptar.

Do na mungosh shumë Tani me dijen tënde të pashoqe, që në fakt reshte së ndari me publikun dhe lexuesit e Gazetës Shqip kur nise të merresh me punët e shtetit. Shtetit më të ngatërruar në botë siç thoje me një shprehje që për dreq nuk po me vjen. Do i mungosh jashtëzakonisht Mirelës dhe fëmijëve që kanë fatin të kenë ndarë me ty kujtimet më të bukura që mund të ndajë një baba dhe bashkëshort!

Kam pasur privilegjin të realizoj disa dokumentarë me ty, udhëtime përmes rrënojave, dokumenteve të arkivit hartave të vjetra, fotografive të zverdhura nga koha, që i gjeje ku të ishin, që i njihje, shpjegoje dhe i sillje me dashuri të pakufishme për trashëgiminë. Ti nuk ishte thjesht një njohës i historisë por një dashnor i saj. Edhe pse sa herë të thoja këto vite pse heshtje, ngrije duart nga pafuqia. Fundja ti e kishe bërë luftën tënde. Tani ishte koha që stafetën ta merrnin të tjerët. Jam e bindur se ke bërë shumë paçka se e keqja është thuajse gjithmonë më e forte se ne.

Lamtumirë, Tani, me dhimbje dhe lot në sy! Rrëfimet e tua do të jetojnë gjatë – në ekrane, copëra gazetash, në shkrime facebooku, në kujtime, në zemrat tona dhe tek Muzeu i ri, ëndrra jote e madhe që nuk arrite ta shohësh të përuruar. Do të të kujtoj ngahera si mikun e dashur që asnjëherë nuk përtonte të të ndihmonte. Studiuesin plot pasion për të rrëfyer Shqipërinë, si te këto foto shkëputur nga dokumentari ynë i 2006 për Top Story në Top Channel: MISTERET E 28 NËNTORIT! m.p.

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV