12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Miamit erdhi për herë të parë në Europë, këtu në Tiranë.

Rama ka folur për turizmin duke thënë se do të preferonte që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re.

“Para së gjithash u tremba pak kur thatë Zvicra e re sepse nga njëra anë mendoj se ne nuk arrijmë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër po të bëheshim të tillë atëherë Shqipëria do të bëhej e mërzitshme.

Unë do preferoja një ‘Itali’ të re ku gjen mundësi, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, e ushqimit, por gjithashtu vend ku nuk e humbet buzëqeshjen.

Ne na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë kemi pasur dhe ne kontributin tonë për shumë shekuj.

Ky vendi me një territor shumë të vogël, vetëm 28 mijë kilometër katrorë, ku gjen dy dete, male, 9 lumenj, liqene, gjen nga një peizazh të ndryshëm për çdo kilometër. Është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, për të investuar, por ky vend ka vuajtur tejmase nga stigma dhe ka qenë shumë e vështirë t’i sillje njerëzit në Shqipëri sepse stigma ishte shumë e madhe.

Pastaj kur erdhën, sa herë vinin thoshin ‘Oh, po këtu nuk është siç e prisnim’.

Tani kemi dalë prej saj, vitin e kaluar e mbyllëm me 12 milionë turistë dhe kjo është e madhe për një vend me 2.4 milionë banorë.

Tani po kërkojmë të marrim atë çfarë me shumë mirësi po sillni ju në vend, ekselencën, cilësinë më të mirë, sepse na duhet të vëmë një ekuilibër midis masives dhe cilësores në të kundërt, rrugës mund të humbim mundësinë të jemi Zvicra, por dhe Italia”, tha Rama./e.t

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV