Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për
Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit.
Vajza e artistit të ndjerë, me një interpretim të jashtëzakonshëm, solli në skenë një nga këngët më të dashura të të atit, duke emocionuar publikun dhe rikthyer kujtimet më të bukura të brezave të tërë.
Në një homazh që ngriti në këmbë sallën, ish-anëtarët e West Side Family dhe Aurela Gaçe u bashkuan për të nderuar mikun e tyre, ndërsa momenti kulmor mbërriti kur vajza e Dr. Florit, me zërin e saj të brishtë e plot ndjenjë, interpretoi këngën e tij. Ajo nuk i mbajti dot lotët, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe emocion.
Ky moment u bë menjëherë viral, duke prekur jo vetëm ata që ishin të pranishëm në sallë, por edhe mijëra zemra në rrjetet sociale.
Një kujtesë e fuqishme se muzika nuk vdes kurrë, dhe se dashuria për artistët e mëdhenj jeton në brezat që lënë pas.