Kush do arrestohet?/ Shokon Murrizi: Në shtator do jem në parlament!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myslym Murrizi Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës që nuk arriti të siguronte një ulëse në kuvend.

Megjithate, përmes një postimi në rrjetin social Facebook,ai  ka shprehur bindjen se në shtator do të jetë në Parlament. Edhe pse para tij renditen Ilir Alimehmeti, Ilir Meta dhe Asllan Dogjani, Murrizi paralajmëron se deri në shtator do të ketë shumë lëvizje, duke nënkuptuar arrestime dhe dënime të emrave në listën e hapur dhe të mbyllur të PD-së në Tirane.

Me renditjen e tanishme, në mënyrë që Murrizi të futet në Parlament me 10 shtator, do të duhej që të largoheshin 3 deputetë që ai të përfitonte një ulëse në parlament.

Postimi i plotë:

Pas hedhjes në sistem të qendrës së votimit nr. 1531/00, që nuk ishte hedhur nga KQZ-ja, shkuam në 7289 vota, dhe numri 3 nga lista e PD-së, ose numri 4 me gjithë Partinë e Lirisë në listë.

Deri më 10 shtator do të ketë lëvizje të tjera të papritura, edhe pse Hajdari nuk e beson. Kur kam deklaruar publikisht se shumë shpejt 7289 VOTUES TË LIRË do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament, as kam hamendësuar dhe as kam fluturuar si shumë delirantë politikë, që ëndërronin se do t’i votonin QYTETARËT pse i mbështesnin pseudo-kryetarët që nuk kishin dhe nuk kanë asnjë peshë reale në degët e partisë, që vegjetojnë si demek “kryetarë”.

Dhe unë kam bërë fushatë vetëm me QYTETARËT, pa VD COLL dhe pa pirë kafe me asnjë “udhëheqës” me “paparacë” nga pas, që t’u përcillja strukturave mesazhin që “udhëheqësi” vdes për mua.

Ehhhhh, sa ujëra do të rrjedhin në këtë verë të “nxehtë”, sa do të habiten të gjithë HAJDARËT dhe HAJDARESHAT që mashtrojnë sikur dinë shumë e dinë çdo gjë.

PS: Meqë më mërzitën 6 FASLLI nga zonat Vorë, Kashar, Vaqar, Baldushk, e ndryshova emrin.
Ishalla nuk ka HAJDAR që do të mërzitet, haha.

/E.T

Të fundit

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në Itali, duke i dhënë fund...

Lajme të tjera

Web TV