Spektakël në Kanë: “Njeriu zog” trondit tapetin e kuq me ulërima dhe pupla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë është i njohur për paraqitjet ekstravagante dhe fustanet mahnitëse, por mbrëmjen e së shtunës vëmendjen e mori një personazh krejtësisht i pazakontë një burrë i veshur si zog i vërtetë.

Para premierës së filmit “Die, My Love” nga regjisorja Lynne Ramsay, me aktorët Robert Pattinson dhe Jennifer Lawrence në rolet kryesore, një pjesëmarrës befasoi të pranishmit duke u paraqitur me një kostum të plotë kondori i pajisur me sqep, pupla dhe një qëndrim tërësisht “shpendor”.

Ndonëse në shikim të parë dukej si një diçka e çuditshme, kostumi kishte një kuptim të veçantë. Ai ishte një referencë ndaj dokumentarit “I Love Peru”, që po shfaqet në seksionin “Klasikët e Kanës”.

Kondori, një shpend simbolik në kulturën peruane, konsiderohet si ndërmjetësi mes qiellit dhe tokës.

Sipas burimeve, burri në fjalë u largua nga tapeti i kuq duke lëshuar ulërima që imitonin kondorin duke shtuar edhe më shumë dramë në këtë paraqitje të pazakontë.

Organizatorët e festivalit së fundmi kanë ndaluar paraqitjet nudo dhe fustanet “tepër voluminoze” në tapetin e kuq, por, deri më tani, nuk ka asnjë ndalim zyrtar për kondorët./kb

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV