Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.

Lidhur me këtë juristi Romeo Kara, i ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se me akuzat që rëndojnë ndaj Metës, ai rrezikon deri në 15 vite burg.

‘Prokuroria ka bindjen dhe ka mbledhur prova që ai i ka kryer këto vepra penale dhe do ta përcjell në një proces të rregullt ku do të ketë ballafaqim me palën tjetër të akuzuar, sot ai është i akuzuar, ka të njëjtin status si Berisha janë të akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale. Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Po ti marrësh veç e veç këto akuza dhe po ti bashkosh rrezikon nga 12 deri në 15 vite burg. Gjykata duhet të shprehet shpejt për këtë rast, jo si për Berishën që u tejzgjatë’, tha ai.

Juristi komentoi edhe seancën e sotme në GJKKO me Monika Kryemadhin, pasi ngriti ndaj saj një padi për shpifje. Kryemadhi e ka akuzuar se ai është paguar për të bërë një kallëzim ndaj Ilir Metës.

‘Kryemadhi ka thënë në një intervistë në media që kallëzimi për Cez- Dia është bërë nga unë që paguhem nga socialistët. Unë e kam bërë kallëzimi kur inceneratorët s’ishin një skenë dhe unë e kam paditur për shpifje dhe fyerje sepse nuk është e vërtetë. Monika la të kuptojë se mund të jetë një informacion i gabuar. Unë dua të rivendos dinjitenin në vend. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se dinjiteti’, tha ai.

Lexo edhe :  "Duan klikime!" Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Një koment ai e pati edhe për humbjen e PD në zgjedhjet e 11 majit, ku tha se Berisha nuk pranon humbjen pasi kjo do të bëntë që ai të largohej nga partia.

‘Unë e shoh edhe nga ligjore, ai nuk është se nuk pranon humbjen se ka sedër, por ai e di që nëse pranon humbjen ai duhet që të largohet nga PD. Berisha nuk do që të jap dorëheqjen dhe nëse partitë nuk zbatojnë statutin a duhet që të ketë një ndërhyrje të institucioneve ku janë regjistruar këto parti. Ai nuk e pranon humbjen ai. Veprimet që bënë Berisha është zëri i familjes së tij. Rama po luan vetëm, sepse s’ka alternativë’, tha ai. m.p.

Të fundit

Shpërthejnë protestat në SHBA, studentët dalin kundër pezullikit të vizave studentore

Qindra studentë të Harvardit kanë protestuar, pas vendimit të Donald Trump për të ndërprerë të gjitha kontratat që qeveria...

SHBA pezullon aplikimet për viza studentore nga të huajt

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar përkohësisht caktimin e takimeve për viza studentore në ambasadat amerikane, duke përgatitur një rritje të kontrollit të...

Franca miraton “vdekjen e asistuar”, personave do iu lejohet t’i japin fund jetës

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën për t’i dhënë fund...

Studimi: Fëmijët që nuk e përtypin mirë ushqimin, më të pritur ndaj obezitetit!

Sipas një studimi të kryer në Japoni, fëmijët që përtypin më pak, hanë me nxitim dhe me gojën plot janë më të prirur ndaj...

Travel and Tour World: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë

I fshehur përgjatë detit Jon, perla bregdetare e Shqipërisë, Ksamili, po ripërcakton se çfarë do të thotë të gjesh parajsën në Evropë, shkruhet në...

Lajme të tjera

Web TV