“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, shqiptarët nuk po pranohen as në institucione tjera. Zyrtarë lokalë ngrenë zërin përballë asaj që duket të jetë një përpjekje për t’i dëbuar shqiptarët nga toka e tyre.

“Po diskriminohemi çdo ditë. E kemi shifrën e fundit ku asnjë polic shqiptar nuk është pranuar në konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Dhe ky diskriminim është pasojë se çdo ditë po diskriminohemi. Nga 43 policë të pranuar, asnjë shqiptar në Bujanoc e Preshevë nuk është punësuar dhe pastaj kemi në 22 të punësuar në Medvegjë, asnjë shqiptar nuk është i punësuar. Edhe pse nga numri që e kemi ka qenë 11 persona të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Qasja e ministrit Sveçla është për t’u përshëndetur, sepse duhet të përdoret reciprociteti”, thekson Enkel Rexhepi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar për A2 CNN.

“T’i bëjë shqiptarët e pasigurt në autoktoninë e tyre, që t’i dëbojë. Njëlloj është programi dhe elaborati edhe sot aktiv që ka qenë aktiv gjatë viteve të 90-ta. Absolutisht në theks të veçantë ka bërë gjithmonë për 100 vite të tëra presione dhe padrejtësi ndaj shqiptarëve edhe në Kosovë edhe në Maqedoni edhe në Luginë të Preshevës. Tani ka ndërruar metoda, nuk përdoret tyta automatikësh, nuk përdor autoblinda, nuk përdor tanke, po përdor mekanizma juridik absolutisht të pambështetur edhe vet me kushtetutën e tyre. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në këtë sens ata i përdorin pamëshirshëm në mënyrë që të dëbojë shqiptarët nga këtu. Dhe këto toka të mbesin të boshatisura”, tha nënkryetari i Preshevës Ragmi Mustafa për A2 CNN. m.p.

Të fundit

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Lajme të tjera

Web TV