Siguria në shkolla/ Certifikohen 77 oficerë të rinj, Manastirliu: Rrisim në 400 numrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë së Ministrisë së Mbrojtjes, certifikuan sot 77 oficerë të rinj sigurie, që do të shërbejnë në institucionet e arsimit parauniversitar. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, oficerë sigurie, mësues dhe prindër, përfaqësues të këshillave të prindërve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se këta oficerë do të shërbejnë në institucionet arsimore, duke garantuar më shumë siguri për nxënësit.

“Sot ju certifikoheni nga Akademia e Sigurisë dhe Ministria e Brendshme si figura profesionale që do të shërbeni me përkushtim dhe profesionalizëm në institucionet tona të arsimit. Përgjatë gjithë këtyre muajve kemi mundësuar që në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me Akademinë e Sigurisë të nisim thirrjen e radhës për oficerët e sigurisë në shkolla, ku tashmë jemi në momentin ku certifikojmë 77 oficerë të sigurisë, të cilët do të jenë pjesë e listës së kandidaturave për punësimin në shkollat tona dhe ku menjëherë gjatë muajit qershor do të hapim një cikël të dytë të certifikimit nga Akademia e Sigurisë”, tha ajo.

Ministrja Manastirliu u shpreh se numri i oficerëve të sigurisë do të rritet duke përfshirë për herë të parë edhe arsimin profesional.

“Përmes vendimit të fundit të Qeverisë që ne kemi miratuar, i kemi hapur rrugën rritjes së numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, duke vendosur që në shkollat të cilat kanë një numër më shumë se 900 nxënës të kemi dy oficerë të sigurisë dhe në shkollat me të paktën 350 nxënës të kemi një oficer sigurie në shkollë.

Lexo edhe :  10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Ky raport përmirësohet,  pra, numri i nxënësve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla nga niveli që kemi sot me rreth 270 oficerë sigurie, të rritet në 400 oficerë të sigurisë në shkolla, përfshirë dhe arsimin profesional, ku dhe aty kemi përfshirë për herë të parë rolin e oficerit të sigurisë në shkollë”, shtoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal te nevoja për forcimin e mekanizmave që fenomenet negative dhe vuri theksin te rëndësia e fletores digjitale të komunikimit, që informon prindërit në kohë reale për gjithçka ndodh me fëmijët në shkollë./kb

Të fundit

“I dashur Sali”, Rama i shkruan letër Berishës: Falë teje, Shqipëria bëhet mbretëri

I dashur Sali, Nuk gjej dot fjalët për të të shprehur mirënjohjen time për gjithçka që ke bërë në muajt...

Del prapaskena: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte kundër drogave të paligjshme. New York...

Analizat finale: Fëmijët në Gramsh u helmuan nga salmonela në vezë

Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin e Gramshit rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të vezëve me salmonelë. Instituti i Sigurisë...

Transferimi 150-milionësh, Bayern humbi yllin gjerman për faj të trajnerit Kompany

Süddeutsche Zeitung ka zbuluar disa detaje të pathëna për refuzimin që Florian Wirtz i bëri Bayern-it, duke zgjedhur transferimin te Liverpool. Bayern ishte gati të...

Befason studimi i fundit, shkencëtarët: Njerëzit lëshojnë dritë!

A ju kanë thënë ndonjëherë se dukeni rrezatues? Sipas hulumtimeve të realizuara nga Universiteti i Calgary dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Kanadasë, ju...

Lajme të tjera

Web TV