SHBA mesazh tjetër për politikën: Vetëm me ata që punojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s 2025, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të punojnë vetëm me ata aktorë politikë që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre, duke refuzuar ekstremet dhe politikën e pafundme, në një kohë kur Shqipëria përballet me sfida politike dhe pas zgjedhjeve të fundit

Para tre ditësh, Ambasada Amerikane në Tiranë përgëzoi shqiptarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 majit, duke shpërndarë një mesazh urimi që u lexua ndryshe nga kreu i opozitës, Sali Berisha. Ai e interpretoi këtë urim si një miratim jo të plotë të legjitimitetit të zgjedhjeve. Megjithatë, në një reagim më të gjerë dhe të qartë, Ambasada shpërndau mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku u theksua se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë vetëm me ata aktorë politikë që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik dhe të qëndrueshëm në vendet e tyre. “Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre. Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë.”, citon ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i Berishës

Lexo edhe :  Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, bëri të reagoj dhe kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit, në një konference për media deklaroi se mesazhi i ambasadës nuk ishte tjetër veçse përgëzim për popullin shqiptar dhe asgjësimi i Edi Ramës. “Merr e lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për ta kuptuar shumë më mirë se cili ishte thelbi i deklaratës. Kjo është përgjigja ime. Lexoni ato të vitit 2021, si kanë qenë. Lexoni vitin 2021. Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Direkt të sekretarit, dhe do kuptoni mirë se ç’përfaqëson ajo që ju e quani urim për Edi Ramë, d.m.th. jo zgjedhjet,  uron shqiptarët, kaq. Aty urohen shqiptarët. Urohen shqiptarët. As nuk mohohetm as nuk pohohet farsa. Këtu ka një gjë. Ne që denoncojmë çdo ditë njihemi me prova e fakte të reja, ne vetë, sepse nuk mund t’i analizosh të gjitha në një kohë. Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim. Më thuaj pak. Ai po e priste si diçka hyjnore atë urim. Pse nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Të fundit

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në një automjet të mbyllur në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Lajme të tjera

Web TV