Zyrtarisht në verë/ Parashikimi i motit, 1 qershor 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E diela do te jetë një tjetër ditë me temperatura të larta në territorin Shqiptar, që në orët e para të mëngjesit. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar deri në 10 gradë Celsius ndërsa në Ultësirën Perëndimore janë luhatur nga 12 deri në 16 gradë Celsius.

Edhe gjatë mesditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, ku mund të shënohen deri në 30 gradë Celsius në vijën bregdetare. Ndërsa në qytetet e zonës së ulët do të nuhaten nga 27 deri në 29 gradë Celsius, edhe në zonat malore.

Por, sot kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të farohen shumë pranë vlerave 22 gradë Celsius.

Sa i përket kushteve atmosferike, territori shqiptar do të jetë në intervalet e gjata me kthjellime, ku vranësirat më të dukshme do të jenë në orët e para të mëngjesit. Pasditja sjell kalimin e vranësirave. Këto vranësira do të jenë të theksuara në pjesën lindore të territorit. Por, nuk do të krijojnë mundësia për reshje.

Kosovë- Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës duke sjellë dominim të kthjellimeve, por gjatë orëvë të pasdites; do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare nëpër të gjithë të Kosovën, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në skajin verior dhe verilindor; Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar në Podujevë  e Mitrovicë deri në 27°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Gjakovës;  Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë 24-orëshit; me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Lexo edhe :  Ahmet Kalaja nën akuzë për pengim të drejtësisë: Rrezikon 3 vite heqje lirie

Maqedonia e Veriut – Pjesa më e madhe e Republikës së MV do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e saj; përjashtuar kalime vranësirash të lehta të cilat do të shfaqen përgjatë zonave veriore – verilindore; Parashikohet që; pasditja dhe nata të vijojnë më të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike KU kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale, por rriten edhe maksimalet duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Ohër deri në 29°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë e lehtë; gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor./kb

Të fundit

Berisha sot në SPAK, është thirrur për kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet sot, në orën 10:00, në SPAK për t’u pyetur lidhur me...

10 qershor 1878/ Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një ngjarje kyçe në historinë kombëtare 

Themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor 1878 përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të ndërgjegjësimit kombëtar dhe politik të shqiptarëve...

Robert F Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit

Sekretari i Shëndetësisë në SHBA, Robert F. Kennedy Jr., një skeptik i njohur ndaj vaksinave, ka larguar nga detyra të gjithë 17 anëtarët e...

“Takime me banda në restorante”/ Vokshi akuzon rëndë ministrin Gonxhja: Kam prova

E ftuar në  një emision televiziv Albana Vokshi, deputete e PD-së, ngriti akuza edhe ndaj të rënda ndaj mazhorancës për shitblerje vote dhe intimidim...

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen këtë të martë provimit të dytë të maturës shtetërore atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Nxënësit duhet...

Lajme të tjera

Web TV