Pas paraqitjes në SPAK, Berisha niset sot drejt Brukselit! Zbulohet SMS i Nokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i opozitës Sali Berisha do të jetë sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane.

Berisha do të denoncojë te partitë e djathta, manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe do të kërkojë prej tyre që mos të njihen nga komuniteti ndërkombëtar. Para udhëtimit në Bruksel, mëngjesin e sotëm do të jetë në SPAK për masën “Detyrim paraqitje”, ndërkohë që Flamur Noka u ka nisur një sms anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të cilët i lajmëron se

“Ditën e hënë, në orën 9:30, kryetari i PD-së, prof.dr Sali Berisha do të jetë në dyert e Skapi-it”.

Ndërkohë Internacionalja Demokrate e Qendrës, pjesë e së cilës janë 108 parti politike është e para organizatë ndërkombëtare që mbështet qëndrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit duke miratuar një rezolutë ku përfshihen të gjitha shqetësimet e opozitës për këtë proces.

Kryetari i PD Sali Berisha doli para gazetarëve ditën e shtunë para të cilëve lexoi dokumentin e miratuar të premten, ku dënohet përdorimi i burimeve shtetërore në favor të PS, dënohet frikësimi i votuesve dhe kapja e shtetit. “Farsa elektorale 11 maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka në sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj.

IDC-CDI u bën thirrje autoriteteve shqiptare që: Të krijojnë një qeveri teknike (kujdestare) për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja. I bën thirrje BE-së që të kushtëzojë përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me reforma konkrete zgjedhore dhe demokratike”, deklaroi lideri demokrat. Sipas tij, rezoluta u miratua gjatë takimit të forcave të djathta në Abidjan në Bregun e Fildishtë.

Lexo edhe :  Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

“Shprehin shqetësimin e thellë se këto zgjedhje ishin një farsë politike që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagënit”, thuhet në rezolutë sipas asaj që lexoi Berisha.

Ndër të tjera ICD-ja i bën thirrje Bashkimit Europian që “të kushtëzojë përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me reforma konkrete zgjedhore dhe demokratike”.

“Kjo rezolutë dhe qëndrimi ynë duke evidentuar të vërtetat e hidhura janë kontribut real në udhëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”,-tha Berisha kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj pike. Po ashtu u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të krijojnë një qeveri teknike për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur vendin për zgjedhje të re. Kreu i PD-së tha se denoncimet janë bërë mbi raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE, Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës./kb

Të fundit

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Lajme të tjera

Web TV