“Berisha e dha sinjalin që këto zgjedhje po i shet”/ PD nuk kishte sy për qeverisje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli rreth zgjedhjeve të 11 majit, asaj që ky proces pasoi, supermazhorancën dhe zhvillimet në kampin e opozitës.

Për kandidatin e Koalicionit Djathtas për Zhvillim, ishte vetë Sali Berisha ai që e dha sinjalin në sytë e publikut se do “t’i shesë” zgjedhjet duke miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor, korrikun e vitit të kaluar.

Alibeaj shton se pavarësisht premtimeve, opozita nuk kishte sy për qeverisje.

“Sipas optikës time ndodhi ajo që në sytë e publikut u pa që ndeshja ishte e shitur. Ishte ajo që ndodhi në korrikun e vitit të kaluar me kodin zgjedhor. Nuk po them që kodi ishte shkaku i vetëm, është shkaku kryesor kur në sytë e publikut u injektua pa doreza sinjali nga Berisha që këto zgjedhje po i shes. Dhe çfarë ndodhi, nuk po flas për listat, 12 mandatet në tryezë dhe votën e diasporës që iu dha Ramës ka kontroll.

Njerëzit kuptuan që Sali Berisha nuk kishte sy për qeverisje. Nëse këta e kanë shitur ndeshjen, përse mos bëjmë dhe ne një sjellje të tillë për t’u konformuar me situatën. Rama mori po aq vota sa 4 vite më parë megjithë skandalet dhe gjysmat e figurave pas hekurave. Edi Rama ka fituar”, tha mes të tjerash Alibeaj. /e.t

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV