Kush e falsifikoi firmën e Biden?/ Ish-presidenti nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një organizatë jofitimprurëse amerikane ka ngritur dyshime se Joe Biden, nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra ekzekutivë e madje nuk ishte as në dijeni të tyre.

PoWer the Future, një organizatë që avokon për vendet e punës në sektorin e energjisë amerikane, shqyrtoi tetë urdhra ekzekutivë të Biden që thotë se ishin ndryshime të rëndësishme në politikën e brendshme të energjisë dhe tha se nuk gjeti prova që presidenti të ketë folur për ndonjë prej tyre publikisht.

Urdhrat kishin të bënin me klimën dhe sipas PoWer the Future, duhet të konsiderohen të pavlefshme pasi se ato janë nënshkruar nga një makineri automatike e quajtur autopen, pa asnjë koment publik nga ish-Presidenti Joe Biden që konfirmon dijeninë e tij për to.

Urdhrat ekzekutivë të shqyrtuar nga PoWer the Future përfshijnë një ndalim të shpimeve në Arktik në vitin 2023, një urdhër ekzekutiv të vitit 2021 që angazhon qeverinë federale për emetime zero neto deri në vitin 2050, një urdhër ekzekutiv që mandaton qendrat e inteligjencës artificiale për “energji të pastër” dhe një urdhër ekzekutiv për ndalimin e shpimeve në det të hapur pak para se të largohej nga detyra në vitin 2025.

Duke mos gjetur asnjë provë që Biden të ketë folur publikisht për urdhrat ekzekutivë mbi klimën, organizata “PoWer the Future”, kërkoi  një hetim për të përcaktuar se kush i mori vendimet, hartoi urdhrat ekzekutivë dhe në fund i nënshkroi ato./e.t

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV