Do të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe kontrolluar bisedat, duke shmangur përgjegjësinë dhe duke e kthyer gjithçka në një lojë të tyren. Për të kuptuar më mirë se si funksionojnë këto taktika, ja pesë prej tyre që shpesh kalojnë pa u vënë re:

1. Sulmi personal
Në vend që të përgjigjet ndaj asaj që ti po thua, narcisti të sulmon si person: të kritikon karakterin, emocionet apo gabimet e së kaluarës. Shembull: “Je thjesht xheloz/e, prandaj po e bën kaq problem.”

Qëllimi? Të të bëjë të ndihesh keq dhe të shmangë bisedën e vërtetë.

2. O me mua, o kundër meje
Narcisti e paraqet situatën sikur ka vetëm dy zgjedhje ekstreme: ose je me ta, ose je armik. Nuk ekziston diskutim, kompromis apo nuancë.

Qëllimi? Të të detyrojë të zgjedhësh “anën e tyre” dhe të të bëjë të ndihesh fajtor/e nëse nuk e bën.

3. Karikatura e tepruar
Ata shtrembërojnë fjalët e tua dhe e kthejnë atë që the në një version më dramatik e absurd. Shembull: “Ah, tani unë qenkam njeriu më i keq në botë?”

Qëllimi? Të duken si viktimë dhe të të largojnë nga çështja reale.

4. Të të shpërqendrojë nga tema
Kur e ndjen që po e zë ngushtë në bisedë, narcisti ndërron temë fare. Të përmend diçka pa lidhje për të shmangur përgjegjësinë. Shembull: “Po ti, a e mban mend kur harrove ditëlindjen time?”

Qëllimi? Të të hutojë dhe të shmanget nga llogaridhënia.

5. Hipokrizia si mburojë
Kur e përball me një sjellje të gabuar, ai të thotë: “Po ti vetë s’e ke bërë njëherë këtë?”

Lexo edhe :  Gjykata rrëzon padinë 400 milionë dollarëshe të Justin Baldonit kundër Blake Lively

Qëllimi? Jo për të zgjidhur problemin, por për të relativizuar fajin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi.

Nëse i njeh këto taktika, është më e lehtë t’i identifikosh dhe të mos biesh pre e manipulimeve të tyre në debat./E.Ç

Të fundit

‘Jetoj në frikë çdo ditë’/ Shakira trondit me rrëfimin, ja çfarë e tremb këngëtaren…

Shakira, e cila aktualisht është në turne në SHBA, foli për përvojat e saj personale si emigrante në vend. Këngëtarja...

Manastirliu prezanton programin që do të ndjekin nxënësit në Shkollat Verore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në një publikim në rrjetet sociale, bëri me dije programin e shkollës verore 2025, që nis zbatimin...

Ndërprerja e internetit, a është bota e sigurt?

nga Leonard Veizi Një hije u shtri papritmas mbi botën dixhitale.Një heshtje e pazakontë pushtoi ekranet, aplikacionet, platformat që përdorim çdo ditë, që i marrim...

Në kërkim për tentativë vrasjeje/ 25-vjeçari arrestohet dhe ekstradohet nga Spanja

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit...

“Do të godasim bazat dhe anijet”/ Irani kërcënon SHBA, Britaninë dhe Francën

Irani ka paralajmëruar se konflikti do të përhapet në ditën në vijim edhe në bazat amerikane në rajon. Sipas mediave të huaja, gjithashtu Irani ka...

Lajme të tjera

Web TV