Ndeshja Shqipëri-Serbi, pika kufitare në Morinë shndërrohet në vend feste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi.

Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë organizuar për të përkrahur kombëtaren shqiptare, përmes këngëve patriotike, thirrjeve “Shqipëri etnike” dhe “Fitore Shqipëri”, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në kufi, shkruan A2 CNN.

“Kemi ardhur me zemër për kombëtaren. Sot jemi të gjithë bashkë. Shqipëria do fitojë!” tha një prej tifozëve.

Gjatë kesaj pasdites janë shtuar edhe më shumë tifozët nga Kosova, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen apo për të kaluar pushimet në bregdet. Ata janë të bindur për fitoren e kuqezinjve.

“Po shkoj në bregdet. Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë”, tha një prej tifozeve.

Ndërkohë, ndër qytetarët që po kalonin kufirin kishte edhe jo tifozë që udhëtonin për arsye pune. Një prej tyre, nga Serbia, u shpreh se ndeshja pritet të jetë e barabartë.

“Të dy ekipet janë të forta. Mendoj se do dalë barazim, 1-1”, tha qytetari nga Serbia. Edhe një qytetar nga Kroacia që po udhëtonte drejt Shqipërisë, dha mendimin e tij:

“Shqipëria ka lojtarë të mirë. Mendoj se do fitojnë”, tha një qytetar nga Kroacia. m.p.

Të fundit

Jeta e jashtëzakonshme e Gwen dhe Augustus John

Talentet e Gwen John e tejkalonin me shumë atë të vëllait të saj – por të dy trajtohen me...

Birkin i parë në histori del në ankand në Paris

Në fluturimin nga Parisi në Londër, Jane Birkin u ul pranë CEO-së së Hermès, Jean-Louis Dumas. Gjatë bisedës, ajo u ankua për mungesën e...

Spiropali: Shqipëria po ecën me hapa të sigurtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Ditën e sotme, 10 qershor, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohet ceremonia e hapjes së Sesionit të XII-të Plenar...

Iu zgjatën hetimet/ Meta reagon nga burgu: Nga kjo betejë do të dal më i fortë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj tij për edhe 6 muaj. Reagimi i...

Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në Tiranës kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi...

Lajme të tjera

Web TV