“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend.

Braçe shkruan se çmimet janë shumë të shtrenjta për periudhën që ndodhemi, ku duhet të kishte të tjera çmime, më të drejta.

Përgjegjëse për çmimet e tregut, për të cilat Braçe thotë se janë shumë të larta, është qeveria.

Është e vërtetë që çmimet në kapitalizëm i vendos tregu. Megjithatë qeveria ndërhyn dhe vendos rregullat e saj për çmimet.

Reagimi i plote:

TIRANA/5✋TE BLESH TE HENE ESHTE TMERR, MBASE DHE CDO DITE TJETER;PERIMET E FRUTAT JANE SHUUUUMEEE SHTRENJTE!Domate 110-130 leke/kg, Kastraveci 100-110 leke/kg, Bizele 300 leke/kg, Mashurka 250-270 leke/kg, Speca 150 leke/kg, Qershi 650-1000 leke/kg, Nektarine 280-300 leke/kg, Shalqi 50-60 leke/kg;TE GJITHA JANE PERIME E FRUTA TE STINES;Dmth tani kane periudhen kur behen masive e normalisht duhet te kishin CMIME te tjera, CMIME TE DREJTA!JOOOOO, NUK JANE!Arsyet?1. ABUZIMI ME CMIMET;Po ju marr vec Shalqinin-dje, shitej ne Divjake me 23 leke/kg; 60 leke/kg eshte thuajse TRE HERE ME SHTRENJTE DHE KY ESHTE ABUZIM SKANDALOZ! Cfare propozoj une?- Shberjen e Tregut te Autostrades; abuzimi me tarifa atje eshte skandaloz dhe rrit koston e cdo produkti;- Hapjen e tregjeve publike per BUJQIT-jo tregtaret; te shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndermjetesve abuzive;- Barazimin e TVSHse se brendeshme; ne skemen aktuale produktet behen deri 20% ME TE SHTRENJTA koooot; FISKALIZIM nga bujku te bleresi i fundit si per cdo produkt;Dikush duhet ti thote ministrit te financave se zgjedhjet mbaruan, Erion Brace nuk eshte me deputet ne Lushnje dhe kokefortesia jote banale po vijon te bej me te shtrenjta perimet e frutat; e fundit, kontroll mbi qirate e ambjenteve tregtare-frutave e perimeve ne kete qytet, po abuzohet tmerresisht me to. 2. STRUKTURA E PRODHIMIT;Prodhimi i perimeve po perqendrohet gjithnje e me shume tek SERAT, jo te gjitha te pershtatshme per tu punuar ne temperatura te larta-sezoni i tanishem, te ulta-sezonini dimrit; ne te dy keto ekstreme sasia e prodhimit bie ndjeshem; vuajtja e bimeve dhe e bujqve eshte e madhe.DUHET TI RIKTHEHEMI FUSHES, PRODHIMIT NE TE, VECANERISHT NE ZONA ME KUSHTE MOTI KREJT TE TJERA E TE PERSHTATSHME PER PUNE E PRODHIM;Doemos qe duhet ndihme per kete.3. NDRYSHIMI I KLIMES;Ndryshimi i klimes po shoqerohet me kthime te papritura te motit dhe ngjarje ekstreme qe mbi te gjitha godasin pa kthim prodhimin bujqesor; keto ngjarje po behen thuajse periodike, thuajse te pervitshme duke goditur prodhimin-QERSHINE kete vit edhe nje here, por mbi te gjitha duke dekurajuar bujkun te merret me me prodhim;NE NUK PO MERREMI ME NDRYSHIMIN E KLIMES DHE PERSHTATJEN DHE MBROJTJEN E PRODHIMIT ME KETO NDRYSHIME; duket bezdi e madhe te flasesh, madje ta kthejne- jane punet e zotit; dhe bezdia paguhet me cmimet e shtrenjta, te padrejta ne treg./E.T

Lexo edhe :  Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

Të fundit

Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. “Së fundmi, personeli i...

Pse gratë politikane sulmohen më së shumti në internet?

Në Evropë, politikanet femra nuk kanë nevojë të jenë të famshme për t’u shënjestruar nga urrejtja online. Çfarë fshihet pas kësaj armiqësie? Gulia Fossati hyri...

Brad Pitt në zi, ndahet nga jeta nëna e tij 84-vjeçare

Aktori i njohur i Hollivudit, Brad Pitt, është tronditur nga një lajm i hidhur në familje. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, është ndarë...

Kushton gjysmë milioni, por u shit menjëherë/ BMW Speedtop mahnit botën

Në maj, BMW “tronditi” botën e veturave me prezantimin e modelit të bukur Speedtop, dhe çdo kopje e planifikuar për prodhim është rezervuar prej...

Veçori e re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

WhatsApp po zhvillon një veçori të re të quajtur Guest Chats, e cila do t’u lejojë përdoruesve të kësaj platforme të korrespondojnë me një...

Lajme të tjera

Web TV