Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare.

Sipas gazetarit shifrat tregojnë se edhe në 2025 shqiptarët mbajnë frymën gjallë vetëm nga paratë që ju dërgojnë familjarët emigrantë.

“Pa këtë mbështetje dhjetëra mijëra qytetarë do të jetonin në varfëri të plotë”, tha Sejamini teksa shtoi se “dërgesat mesatare nga pikëpamja e shumës janë rreth 2 mijë euro në vit për çdo familje”.

¼ e familjeve që kishin marrë dërgesa nga familjarët emigrantë gjatë vitit 2018 i kishin ato të vetmin burim të të ardhurave. Pra afërsisht 6% e familjeve shqiptare mbaheshin vetëm nga paratë e emigrantëve”, shtjelloi më tej ai.

Sejamini po ashtu zbuloi në “Thjesht” se në periudhën 1992-2002, pra dekada e parë e tranzicionit të vendit, totali i investimeve të huaja në Shqipëri ishte vlerësuar me 800 milionë dollarë.

Për të njëjtën periudhë dërgesat nga emigrantët shqiptarë në Shqipëri arritën në 4 miliardë dollarë, pra pothuajse 5 herë më shumë se investimet e huaja. Roli parësor i dërgesave ka qenë ai i zbutjes së varfërisë dhe mbështetje3s së familjeve shqiptare”, nënvizoi gazetari./e.t

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

Lajme të tjera

Web TV