Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, duke rritur mundësinë për të prodhuar një bombë bërthamore.

Ai sqaroi se sulmet e fundit amerikane dhe izraelite në tre vende bërthamore të Iranit nuk kanë shkaktuar dëme totale, duke kundërshtuar pretendimet e Presidentit Donald Trump se objektet ishin shkatërruar plotësisht.

Më 13 qershor, Izraeli dhe më pas SHBA sulmuan vendet Fordo, Natanz dhe Isfahan, duke thënë se Irani ishte shumë afër ndërtimit të një arme bërthamore. Por, sipas Grossit, dëmet nuk kanë qenë aq të mëdha sa të pengojnë aktivitetin bërthamor të Iranit.

Ai tha se Irani ka kapacitetin teknologjik dhe industrinë për të rifilluar pasurimin e uraniumit dhe nëse dëshiron, mund ta bëjë këtë brenda pak muajsh.

Një raport i Pentagonit konfirmon se sulmet kanë vonuar programin bërthamor iranian vetëm për disa muaj.

Presidenti Trump paralajmëroi se do të konsiderojë sulme të tjera në Iran nëse ky vend rrezikon të pasurojë uraniumin në nivele që shqetësojnë.

Në Iran, lideri suprem Ali Khamenei tha se sulmet nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha, por ministri i Jashtëm pranoi se dëmet ishin serioze.

Parlamenti iranian vendosi të ndalojë bashkëpunimin me IAEA-në, duke akuzuar agjencinë për mbështetje ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

Kjo vendimmarrje erdhi pasi IAEA njoftoi se Irani kishte shkelur marrëveshjen bërthamore për herë të parë pas 20 vjetësh.

Irani pohon se programi i tij bërthamor është vetëm për përdorim paqësor dhe energjetik. Grossi tha se do të përpiqet të negociojë me Iranin për një zgjidhje diplomatike dhe të qëndrueshme.

Lexo edhe :  Rusia sulm masiv ndaj Kievit, pas telefonatës Putin-Trump

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kufizonte pasurimin e uraniumit në 3.67% për karburant bërthamor dhe ndalonte pasurimin në fabrikën Fordo për 15 vjet.

Megjithatë, në vitin 2018, Presidenti Trump doli nga marrëveshja dhe vendosi sanksione të reja, ndërsa Irani filloi të tejkalojë kufijtë e përcaktuar, duke pasuruar uraniumin deri në 60%, një nivel që mund të përdoret për armë bërthamore./kb

Të fundit

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh...

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale dhe gjoba. Si shembull kryeministri...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Lajme të tjera

Web TV