Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme.

Nga e marta cilido që do të aplikojë për të marrë një kredi për shtëpi, nuk do të ketë mundësi të marrë 100% të vlerës financim nga sektori bankar.

Rregullat e reja përfshijnë dhe këstet mujore.

Për huatë në lekë, kësti mujor i kredisë  nuk mund të kalojë 35-40 % të të ardhurave mujore, ndërsa ato në valutë do të jenë 30-35%. Qëllimi është që të ruhen kredimarrësit nga ekzpozimi i luhatjes së kursit të këmbimit.

Vitet e fundit ka një interes të shtuar të bleres së pronave në vend, nga shtetas të huaj, emigrant apo dhe qytetarë që jetojnë në Shqipëri.

Ky interes shoqërohet me raste edhe me blerje objektesh pa nisur ende  punimet në terren. Banka e Shqipërisë argumenton se të dhënat ekonomike nuk paraqesin ndonjë rrezik të mundshëm për ndonjë krizë në këtë treg.

Por vendimi për shtrëngim të kredive për banesa është një sinjal për të stepur sadopak rritjen e ndjeshme të çmimeve për pasuritë e patundshme që ka përfshirë të gjithë vendin.

Kjo është hera e parë që Banka Qendore merr një vendim të tillë për kufizimin të financimeve, ndaj mbetet për tu parë efekti i saj në treg./e.t

Të fundit

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Biznesi i medias dhe profesioni i gazetarit

Nga Shpëtim Luku Në Shqipëri, prej vitesh ekziston një paaftësi e theksuar brenda komunitetit të gazetarëve për të ndarë biznesin e medias nga vetë profesioni...

Mbi 8 miliardë njerëz, sfidë apo një mundësi për të ardhmen e planetit?

10 gusht 2000 – Bota regjistroi 6 miliardë njerëz Nga Leonard Veizi Nëse Toka do të kishte zë, ndoshta do të rrëfente një histori të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV