Është koha e përgjegjësisë dhe meritës në administratë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fejzo Subashi

Jam ndër ata njerëz të medias që prej fillimit i kam dhënë mbështetje masave radikale të Kryeministrit Rama, kur këto masa kanë synuar përmirësimin e punës së institucioneve dhe respektimin e nevojave reale të komunitetit dhe qytetarëve. Në momentin që ai mori për herë të parë drejtimin e qeverisë, i jam drejtuar publikisht me një thirrje: Le të vendosë ministra sipas bindjes dhe dëshirës së tij me të cilët e krijon frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me lehtësi, por drejtorët duhet të jenë ndër më të mirët, më të përgatiturit profesionalisht dhe më të ndershmit. Sepse pikërisht ata janë pika e kontaktit me qytetarin dhe garancia për funksionimin e shërbimeve bazë. Ata janë pasqyra dhe puna konkrete e një qeverie. Puna dhe sjellja e tyre është realiteti i kontributit të një qeverie, ku pa këtë rol dhe kontribut nuk kanë vlerë as ligjet, as vendimet.

Është tejkaluar koha kur postet në administratë shpërndahen si shpërblim për militantizmin, si “racion partie” për ata që kanë bërë fushatë apo kanë mbajtur flamurin. Koha e “ushqimit politik” duhet të marrë fund. Shumë nga këta të emëruar, jo vetëm, kanë rënë shumë më poshtë nivelit të një specialisti mesatar, por kanë sjellë fenomene dhe risi që prishin imazhin e gjithë institucionit, me pa aftësinë, apo me fenomenet e veprimet korruptive. Ata nuk e shfrytëzuan mundësinë që iu dha nga partia dhe nga vetë Rama për të treguar veten, por u mbyllën në zyrë, në vetëkënaqësi dhe arrogancë. Me të marrë postin, harruan gjithçka tjetër: komunitetin, shërbimin, përgjegjësinë.

Më keq akoma, shumë prej tyre sillen sot si dikur kryetarët e kooperativave ose bajraktarët lokalë: autoritarë, të pakorrigjueshëm, të shkëputur nga realiteti dhe plotësisht të painteresuarm për qytetarin. Ata harrojnë se në vartësinë e tyre mund të kenë specialistë shumë më të kualifikuar, më të arsimuar dhe më të ndërgjegjshëm për rolin e shtetit.

Ky është problemi i thellë i administratës shqiptare: nuk vendosin të mirët, por të përkëdhelurit, servilët, të pa aftët. Dhe kur këta nuk i përgjigjen më nevojës së publikut, nuk mbajnë më kontakt me realitetin, nuk reagojnë ndaj problemeve elementare si mungesa e ujit apo shërbimeve, atëherë qytetari mbetet i pambrojtur. Madje ndodh që i njëjti qytetar që i paguan me taksat e tij, duhet të sorollatet zyrave për të marrë një të drejtë të thjeshtë, ndërkohë që këta “drejtorë” vazhdojnë të sillen si pronarë të shtetit.

Në këtë kontekst, vendimi i Kryeministrit Rama për të ndërhyrë dhe kërkuar shkarkimin e disa drejtorëve të bashkisë së Vlorës, nuk është vetëm i drejtë, por është i domosdoshëm. Dhe i vonuar. Ka nga ata që thonë se “nuk është kompetenca e tij”, se “pushteti lokal është i pavarur”. Por a mund të heshtë një Kryeministër përballë abuzimit, paaftësisë dhe përçmimit të qytetarit, vetëm sepse kompetencat janë ndarë në letër?

Lexo edhe :  Në një epokë krizash ekonomike dhe reagimesh populiste, na nevojitet – Marksizmi

Në këtë pikë, nuk është më çështje teknike apo kushtetuese. Është çështje morali dhe drejtësie. Sepse partia në pushtet nuk ka një kontratë me drejtorët e saj, as me kryetarët që i ngjiten Ramës për karrierë personale. Kontrata e Partisë Socialiste dhe e Kryeministrit është me qytetarin shqiptar. Dhe vetëm ai duhet të jetë masë matëse dhe kriter vendimmarrjeje. Jo klanet, jo strukturat, jo heshtja.

Vetëkorrigjimi është shumë më i vlefshëm se këmbëngulja në gabim. Dhe ky reflektim duhet të jetë shembull për të gjithë nivelet e administratës. Nuk mund të vazhdojmë të justifikojmë paaftësinë me fjalën “është i joni”. Nuk mund të heshtim përballë të keqes vetëm se “dikur ishin kundërshtarë dhe tani janë me ne”.

Unë e përkrah këtë sjellje të re të Kryeministrit Rama edhe nëse ka natyrë radikale, si qytetar, si njëri i medias, si zë kritik i përgjegjshëm, sepse nuk ka më vend për asnjanësi apo frikë nga përplasja me strukturat. Administrata nuk është pronë partie, apo të vazhdoj thjeshtë si e partisë, por mjet i shërbimit publik. Dhe reforma e vërtetë fillon nga spastrimi i mediokritetit dhe rikthimi i besimit te merita, përkushtimi dhe profesionalizmi. Nuk besoj se do i vij ndonjë e keqe klasës politike, apo armatës së partive opozitare, aq më pak partisë Socialiste, nëse qeveria, apo Kryeminstri Rama merr serizisht që administrata e çdo niveli të ngrihet në lartësinë që duhet dhe kemi nevojë. Nuk besoj se u prishet punë kritikëve të Ramës nëse në drejtues vendosën të aftët, profesionistët dhe ata që kanë kulturë dhe përgjegjshmëri qytetare. Nuk besoj se i bie reputacioni PS- së, se Rama më shumë i përkushtohet rolit dhe përgjegjësisë që ka ndaj qytetarit dhe vendit, sesa një kryetari partie, apo bashkie…
Ka ardhur koha që administrata të jetë në dorë të njerëzve që më shumë kanë derdhur djersë e kan sakrifikuar nëpër auditor, jo për ata që kanë blerë një diplomë dhe më shumë kan bredhur mbas flamurit të partisë dhe konkurrentit të një force plitike. Është momenti që specialisti të vlerësohet nga vlerat , sjellja dhe qytetaria, jo vetëm dhe thjeshtë nga detyrimi i partisë dhe për partinë.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV