Të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme përgjatë lumit Guadalupe në Teksas të premten, duke lënë të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur, sipas autoriteteve vendëse.

Mes të zhdukurve janë 23 deri në 25 njerëz që rezultojnë të zhdukur nga një kamp veror i krishterë për vajza, i vendosur në brigjet e lumit Guadalupe.

Në një konferencë për shtyp të premten vonë, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdonin gjatë natës dhe të shtunën.

Duke folur për gazetarët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha: “Do të kujdesemi për ta”, pasi u pyet për ndihmën federale për katastrofat natyrore.

Shërbimi Kombëtar i Motit i Shteteve të Bashkuara shpalli gjendje të jashtëzakonshme për përmbytje të menjëhershme për pjesë të qarkut Kerr në rajonin Hill Country të Teksasit, rreth 105 kilometra në veriperëndim të San Antonios, pasi stuhitë sollën deri në 30 centimetra shi.

Zyrtarët shtetërorë të menaxhimit të emergjencave kishin paralajmëruar qysh të enjten se Teksasi perëndimor dhe qendror do të përballej me reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje gjatë ditëve në vijim.

Megjithatë, parashikimet “nuk parashikuan sasinë e reshjeve që pamë”, tha Ë. Nim Kidd, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Teksas, në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje. Në të njëjtën konferencë, sherifi i qarkut Kerr, Larry Leitha, konfirmoi se 24 njerëz kishin vdekur për shkak të përmbytjeve.

Zëvendësguvernatori Dan Patrick tha të premten pasdite se autoritetet po i kërkonin 23 vajza të zhdukura nga më shumë se 750 fëmijë që ndodheshin në kampe verore përgjatë brigjeve të lumit Guadalupe, kur zona u përmbyt rreth orës 4 të mëngjesit.

Lexo edhe :  Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Vajzat e zhdukura ishin pjesëmarrëse në Camp Mystic, një kamp veror privat i krishterë për vajza.

“Jemi duke u lutur që të gjitha të zhdukurat të gjenden të gjalla”, tha Patrick.

Nuk është ende e qartë nëse ndonjë prej personave të zhdukur ndodhet mes viktimave të konfirmuara nga sherifi. Autoritetet thanë se të gjithë kampistët e tjerë janë të sigurt dhe se evakuimi i tyre vazhdoi gjatë gjithë ditës. Deri të premten në mbrëmje, ekipet e emergjencës kishin shpëtuar ose evakuuar 237 persona, përfshirë 167 me helikopter.

Me reshje të tjera të parashikuara në rajon, Patrick paralajmëroi se rreziku për përmbytje të tjera të menjëhershme vazhdon nga San Antonio deri në Vako për 24 deri në 48 orët e ardhshme.

Zyrtarët thanë gjithashtu se personel nga Rojat Bregdetare të SHBA dhe Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) janë aktivizuar për të ndihmuar autoritetet lokale në përballimin e krizës. REL/kb

Të fundit

26 vjeçe në Kuvend/ Zegjine Çaushi ‘u mbyll gojën” kritikëve: Kam boll kohë për të mësuar

Kandidatja socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka bërë reagimin e parë pasi rimori mandatin e deputetes. Maldrita Bardho u zgjodh...

“Nuk ka më toka të Xanuna”, Rama i lë afat Vlorës 48 orë, Dredha në aksion

Lirimi i hapësirave publike është marrë seriozisht nga Kryeministri Rama, i cili paralajmëron shkelësit në kryeqytet për ndjekje penale dhe gjoba. Si shembull kryeministri...

Përmbytjet në Teksas, konfirmohen 24 viktima, 20 vajza të mitura rezultojnë të zhdukura

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 vajza që ndiqnin një kamp veror rezultojnë të zhdukura, pasi shirat e rrëmbyeshëm...

“Parajsa e pazbuluar e Evropës”/ Plazhet e Shqipërisë, si në Greqi dhe Kroaci

Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare  Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe...

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia nuk duket se do e...

Lajme të tjera

Web TV