Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës elektorale të 11 majit”, duke paralajmëruar protesta në shtator. Ndërsa retorika e tij politike vijon me të njëjtin intensitet si muajt e fundit, deklaratat e sotme u lexuan nga shumë si një tjetër konfirmim se qeveria e Edi Ramës nuk do të përballet me ndonjë sfidë serioze opozitare.

Në vend që të jepte dorëheqjen dhe PD të reformohej për të rikthyer besimin e elektoratit opozitar, Berisha zgjodhi edhe një herë të flasë për protesta të paqarta dhe pa afate të sakta. Paralajmërimi për shtatorin duket më shumë si një përpjekje për të shtyrë përgjegjësinë dhe për të ruajtur një lloj mobilizimi artificial brenda mbështetësve të tij. Ndërkohë, qeveria e Ramës vijon mandatin e katërt pa asnjë merak dhe praktikisht, me këtë Berishë që nuk largohet, siguron edhe mandatin e pestë.

Kjo sjellje e përsëritur e Berishës dhe berishistëve ka krijuar një ndjesi dorëzimi në opinionin publik, duke e lënë hapur terrenin për mazhorancën që të vijojë të qeverisë deri në përjetësi. Protestat që paralajmërohen, por më shumë ngjajnë si ekskursione në shesh, si dhe mungesa e alternativës politike, po e forcojnë më tej pushtetin e Edi Ramës, i cili po ndërton mandatin e tij të pestë.

Rikonfirmimi i sotëm i këtij realiteti nga vetë Berisha tregon dështimin e opozitës për të dalë nga kriza e vet politike dhe për të qenë një alternativë e besueshme për shqiptarët. Ndërsa vjeshta afrohet me premtime për protesta, qytetarët duket se po përgatiten më shumë për një sezon tjetër apatie politike sesa për një ndryshim të vërtetë. m.p.

Të fundit

Lufta në Gaza, Guterres i “tmerruar” nga sulmet ndaj ndërtesave të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, shprehu tronditje nga raportet për sulme ndaj ndërtesave të Kombeve të Bashkuara...

Jam shkrimtare nga Ballkani. Pse njerëzit supozojnë se di vetëm për luftë e tragjedi?

Lexuesit humbasin kur portierët anglishtfolës vendosin çfarë librash shiten dhe cilat histori tregohen Ana Schnabl* Kam marrë pjesë në një konferencë shkrimtarësh amerikanë në Teksas, pak...

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të nxehtit që ka goditur jugun...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Lajme të tjera

Web TV