“Ju kemi toleruar jashtë mase”, zyrtari i IKMT përplaset me banorët e Thethit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tension në zonën turistike të Thethit, ku banorët janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, ishte personalisht i pranishëm në zonë dhe u përball me protesta të qytetarëve, të cilët kundërshtuan prishjen e disa objekteve.

Në një debat të drejtpërdrejtë me banorët, Mete tha se banorët kishin marrë njoftim paraprak dhe se institucionet kishin treguar tolerancë të tejskajshme ndaj tyre. “Na keni premtuar se do t’i çmontoni vetë objektet. Ju kemi toleruar dy ditë dhe kemi shkelur ligjin në këtë tolerancë. Mos luani me fatkeqësinë e tjetrit, se është gjynah”, deklaroi ai.

Sipas Metes, objektet në fjalë janë të ndërtuara pa leje dhe banorët kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë duke kryer veprime noteriale për transferimin e pronësisë. “Kur ka ardhur grupi i inspektimit, objektet kanë qenë në emër të një personi dhe tani i keni kaluar në emër të një tjetri”, tha Mete./E.T

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV