Shembjet në Theth/ Berisha: Krim i shëmtuar, janë kabina pa themel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha u ka dalë në mbrojtje banorëve të Thethit, të cilët protestuan sot kundër aksionit të prishjes së objekteve pa leje në zonë. Në një konferencë për shtyp, kreu i PD thotë se Rama gjeti të hakmerrej kundër banorëve në mes të sezonit. Sipas tij, ai e bën këtë gjë për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale.

“Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit, në një akt do të thosha kriminal. Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ja larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm të ardhurash për atë komuniteti. T’i thuash çmenduri nuk është se është qëllim, që bazohet në një urrejtje patologjike, të papërmbajtur të një njeriu, përroi i të cilit psiqik prodhon urrejtje dhe negativitete. Asnjë pëllëmbë tokë nuk është e xanun, çdo pëllëmbë është e atyre fshtarëve e trashëguar brez pas brezi. Nëse ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre, kanë vendosur gabina apo kontejner, sigurisht ata kanë bërë një shkelje por jo të ligjit për urbanistikën sepse ky ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me deklarim, por cilido të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik, kanë ardhur të tjerët nga Australia, kanë prenotuar nga Gjermania, Izraeli, nga Egjipti, Franca, Italia, pushimet dhe ky del u dërgon aty banda me uniformë për t’ua çmontuar gabinat dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë e turistë janë bërë së bashku.

Kjo është një shfryrje urrejtjeje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëszore. Por nëse aty janë bërë shkelje, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe s’ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore, ky është i tëri një shpirt kërm, që riprodhon të atin e tij dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin. A mundet një njeri të dërgojë hordhi në Theth dhe t’ja heqë tjetrit gabinën nga oborri i shtëpisë së vet, ku e ka plot me turistë. Këtë i bën edhe njëherë një shpirt kërm. Ai ka një hall të madh pasi është kapur në qark për vjedhjen e zgjedhjeve, farsën elektorale dhe bën çdo gjë që vëmendja të shpërqendrohet nga farsa.”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV