Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Zvicra ka vendosur që të heqë të gjitha masat anti-Covid.
MEPJ bën me dije se duke filluar nga nesër (17 Shkurt) qytetarëve që udhëtojnë drejt këtij shteti nuk do t’u kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19.
Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër”, thuhet në njoftimi e MEPJ.