Jo vetëm Elsa Lila, cilët janë 3 artistët e njohur shqiptarë që bënë burg në Itali e Greqi për trafik droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se është arrestuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elsa Lila pasi dyshohet se është pjesë e një grupi që kryente trafikim të lëndëve narkotike.

Por Elsa nuk është e vetmja artiste me famë në Shqipëri që është arrestuar për implikim në trafik droge.

Me po të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, aktori i ndjerë Koço Devole dhe aktori Viktor Zhusti.

Liljana Kondakçi u arrestua në Greqi për llogari të shtetit Italian. E cilësuar si Mina e Shqipërisë, Kondakçi u arrestua në Selanik në vitin 2010, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua më pas në Itali. Mediat në shtetin fqinj shkruajnë se Kondakçiu bënte trafik droge, pasi u shpëtonte kontrolleve policore, duke shfrytëzuar reputacionin e saj si këngëtare. Sipas medias italiane, këngëtarja shqiptare nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit, teksa transportonte tre kilogramë heroinë. Sipas medias italiane, Kondakçi njihej ndryshe me emrin e koduar “mamaja”, siç thirrej nga banda, e cila dyshohej se përbëhej nga 20 anëtarë. Në janar 2013 ajo u lirua nga burgu dhe u riatdhesua në Shqipëri.

Ndërkohë Koço Devole u kap me drogë po ashtu në valixhe në Itali, në vitin 2002. Ai u prangos vërtetë bashkë me tre persona të tjerë nga Shqipëria të cilët dyshohen si trafikantë drroge. Arrestimi u krye në atë kohë nga policia Italiane në Bari. Aktori Koco Devole mësohet ti ketë thënë hetuesve Italian se nuk ka lidhje me bashkëatdhetarët e kapur me drrogën dhe se ndodhej rastësisht në makinën e tyre. Devole qëndroi shtatë muaj e gjysmë në burg, përpara se të lirohej.

Lexo edhe :  Zyrtarja e PD/ Kam prova se Tabakut ia blenë votat oligarkët! 'Sudes' i erdhi goja

Aktori Viktor Zhusti u arrestua në Greqi më 1998, po ashtu për lëndë narkotike. Mediat e atëhershme e komentuan me të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 18 vite burg, dënim të cilin e kreu në burgun “Hanja”.

Të fundit

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

SHBA mesazh tjetër për politikën: Vetëm me ata që punojnë

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s 2025, duke theksuar se Shtetet e...

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine...

Lajme të tjera

Web TV