Parid Turdiu: Lumi Lana të mbushet me ujë të pastër dhe të lundrohet me gondola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut, pinjolli i një prej familjeve më të vjetra Tiranase që tashmë jeton në SHBA prej 3 dekadash, ka dhënë mendimin e tij se si duhet të rehabilitohet lumi Lana.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  Turdiu deklaron se Lana duhet gërmuar dhe në fund të saj duhet shtruar një kanal (me soleta cilindrike betoni dikur, apo plastike i bëjnë sot, me guarnicion home që të mos rrjedhin) për ujërat e ndotura.

Gjithashtu, Turdiu thotë se Lana duhet mbushur me ujë të pastër, me dy diga, njëra në hyrje të Tiranës, tjetra në dalje, me nga një hidrocentral të vogël në çdo digë.

Turdiu propozon që në qendër të Tiranës  lumi Lana të jetë një liqen i gjatë i ngushtë, me gondola.

Postimi i plotë i Parid Turdiut

Lana duhet gërmuar.  Në fund të saj do shtruar një kanal (me soleta cilindrike betoni dikur, apo plastike i bëjnë sot, me guarnicion home që të mos rrjedhin) për ujërat e ndotura.

Sipër duhet mbushur me ujë të pastër, me dy diga, njëra në hyrje të Tiranës, tjetra në dalje, me nga një hidrocentral të vogël në çdo digë.  Në 1-2 km në qendër të Tiranës të jetë një liqen i gjatë i ngushtë, me gondola.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV