Virusi/ Trump kritikon doktor Faucin: Gjendja në SHBA është stabël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që rastet e infektimeve shënojnë shifra rekord nga dita në ditë në SHBA, presidenti Trump ka thënë se situata në vend është e qëndrueshme.

Trump ka kritikuar dhe ekspertin e sëmundjeve infektive në Amerikë, doktor Anthony Fauci, duke thënë se paralajmërimet e tij nuk janë të mira pasi SHBA janë në gjendje stabël. Madje, Trump tha se për situatën e Covid-19 nuk dëgjon as ekspertët e tij.

Trump kritikoi Faucin, pasi ky i fundit tha se SHBA “po vuan nga infektimi masiv, pasi vetëm në një ditë shënoi 60 mijë të infektuar me Covid-19”. Më shumë se 130 000 amerikanë kanë vdekur tani nga Covid-19, numri më i lartë i viktimave për shkak të virusit në botë.

“Unë nuk jam dakord me Doktor Fuacin. E dini, ai tha dikur “mos vini maska”, kurse tani thotë “ i vendosni ato”. Donald Trump shtoi se Fauci tha edhe se “mos e mbyllni kufirin e SHBA ndaj Kinës”, ndërsa theksoi se e mori vendimin për të mbyllur Amerikën me shtetin kinez.

Ndërsa, Trump ka “përplasje” edhe me politikanë të tjerë, përfshirë nënpresidentin Mike Pence. Donald Trump ka refuzuar të vendosë maskë në publik, edhe pse i është thënë ta bëjë diçka të tillë, nga ekspertët./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë se e kemi tepruar. Të...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Lajme të tjera

Web TV