Kolegët “Pro Reformës Zgjedhore”/Myslim Murrizi nuk përmbahet: S’do ia dalin kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka reaguar menjëherë por ashpër pas deklaratës së kolegëve të tij të cilët thanë Pro Reformës Zgjedhore.

Artur Roshit, Besnik Troplinit, Suzana Topit dhe Fatjona Dhimitrit duket sikur “tradhtuan” Murrizin, por ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social shkruan se sado që të përpiqen për të arritur numrin 84 për të votuar marrëveshjen, ata nuk do ia arrijnë kurrë.

Për Murrizin, shqiptarët duan lista të hapura dhe nuk mund t’i ndalojnë dot një grusht individësh në Parlament.

Postimi i plotë

HAJDUTET E POLITIKES SHQIPTARE DHE SPURDHJAKET POLITIK QE HARXHOJNË PARAT E VJEDHURA PËR TE GJETUR SUFLERE NGA JASHTË PËR TE RUAJTUR KARRIGET E PUSHTETIT NUK MUND TE MBAJNË PENG 5 MILION SHQIPTARE

Koha kur një Gjerman i jepte urdhër EUROPES ka perënduar me date 9 maj 1945

Shqipëria dhe Shqiptaret nuk hyjnë ne BE nga firma e asnjë hajduti qe kane mbajtur Shqipërinë jashtë Europes prej 30 vitesh

Delirant qe mbajnë ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpëtimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqipërinë ne BE

Sado te përpiqen trastaxhinjt për te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundërshtim me atë qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh

KURRË NUK DO JA ARRIJNË DOT

Shqiptaret duan LISTA TE HAPURA dhe nuk mund ti ndalojnë dot një grusht individësh qe janë sot ne parlament por prej 25 vitesh kanë kaniduar për drejtor

Deklaratat e sote më të 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne KUVEND

Lexo edhe :  “PD ka përgjegjësi të mëdha para elektoratit”, avokati: Berisha do të arrestohet sërish!

Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj DEPUTETEVE qe ishin ne Kuvend deri ne atë kohe

I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne PARLAMENT, por duhet te rihapin tenderin për te gjetur edhe 1 Deputet tjetër qe te arrijnë formimin e një grupi parlamentar miks me emrin PISDAL.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Njerëzit e zgjuar bëjnë shumë punë njëkohësisht. E vërtetë apo mit?

Ti me siguri ke dëgjuar se të bësh shumë punë në të njëjtën kohë është një gjë jo e...

Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen

Ilir Yzeiri Nesër është dita e fundit e vitit 2024. Zakonisht ndërrimi i viteve shoqërohet me ritualin e zakonshëm të festës dhe është pak e...

Vendimi i Qeverisë/ Çdo punonjës i Policisë së Shtetit 10 mijë lekë shpërblim për fundvit

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit...

‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’

Jakin Marena Nëse kërkohet të bëhet një bilanc për opozitarizmin në Shqipëri, mjafton të shohësh ‘parabolën’ e zhvillimeve politike brenda PD, në harkun kohor të...

Fluks lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, rradhë kilometrike automjetesh

Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kuftiar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve. Dhjetra shtetas shqiptarë dhe të huaj...

Lajme të tjera

Web TV