Shqiptari zhduket pa asnjë gjurmë prej 6 ditësh, kërkohet ndihma e qytetarëve (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 31-vjeçar shqiptar në Skoci është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që prej të shtunës së 4 korrikut.

Bëhet fjalë për Iren Muçën, i cili kishte pak kohë që kishte shkuar me banim në Paisley dhe fliste pak anglisht.

Autoritet vendase janë vënë në kërkim të tij dhe bëjnë me dije se Iren Muça u pa për herë të fundit në rrugën “Christie” të qytetit rreth orës 2:30 pasditen e të shtunës

Policia skoceze ka publikuar foton e tij dhe kur u pa për herë të fundit ishte i veshur me tutat të errëta vrapimi, bluzë e kuqe, atlete me ngjyrë të errët.

“Iren ka pak që ka ardhur në Paisley dhe nuk e njeh fare zonën. Me sa jemi në dijeni, ai nuk ka pasur kontakte me askënd që kur është parë për herë të fundit. Ne besojmë se ai ka një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular. Oficerët aktualisht po kontrollojnë për ta gjurmuar atë dhe po punojnë me operatorët e transportit lokal, si dhe kolegët në Policinë e Transportit Britanik, në përpjekje për ta gjurmuar atë. Kushdo që e di se ku është Iren ose që ka ndonjë informacion që do t’i ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojnë Zyrën e Policisë Paisley në numrin 101. Ju lutemi citoni numrin e referencës 1030 të 7 korrikut 2020 kur telefononi.” tha rreshteri Megan Bryson, nga Stacioni Policor Paisley.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Publikohet video/ Çfarë tha Gjesti në dhomë të rrëfimit pas daljes së Eglit

Pas daljes së Eglit nga shtëpia e “BBVA4” për shkaqe shëndetësore, banorët e spektaklit në fjalë, por jo vetëm,...

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat me paratë në 2025

Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025. Sipas astrologes janë...

Investimi në hyrje të Shkodrës, nis prishja e 10 objekteve për t’i hapur rrugë projektit

Shkodra po i hap rrugë transformimit urban me një tjetër fazë të rëndësishme të punimeve për hyrjen e re të qytetit. Pas shpronësimeve, Inspektorati...

Berisha nxin vendin në mediat greke, reagon Rama dhe ironizon me bufin e kënetës

Plot 6 muaj nga nisja e bisedimeve, progresi i Shqipërisë për integrimin është vlerësuar nga vetë Bashkimi Europian dhe më 18 mars vendi ynë...

Pas Metës, Berisha sfidon sërish drejtësinë, gati të kandidojë për deputet Malltezin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po lëviz gjithë kartat e mundshme për të shpëtuar nga prangat bashkëpunëtorët, miqtë, madje edhe familjarët e tij....

Lajme të tjera

Web TV