Kumbulla bllokoi Lukakun, Verona nuk ul çmim për kartonin e shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja Verona-Inter mbrëmjen e djeshme është mbyllur me barazimin 2-2. Mbrojtja që shqiptari Marash Kumbulla i bëri portës së verdhëebluve është vëzhguar nga afër nga stafi teknik i Interit.

Ai ia doli që të bllokonte sulmuesin kryesor të zikaltërve, Romelo Lukakun, i cili nuk mundi të bënte dot asgjë për plot 70 minutat që qëndroi në fushë. Mediat italiane i kanë thurur elozhe performancës së 20-vjeçarit dhe dueli të tij me Lukakun.

Kumbulla nuk lëshoi terren në asnjë minutë të kësaj përballjeje, duke treguar potencialin e madh. Më tej raportohet se Verona i tha “jo” ofertës së Lazio prej 20 milionë eurosh, plus mesfushorin Andre Anderson që vlerësohet 5 milionë euro.

Ky klub nuk është i gatshëm të bëjë asnjë zbritje nga 25 milionshin që ka vendosur për shqiptarin. Ndërkohë Juventus dhe Inter po vëzhgojnë garën për Kumbullën dhe kanë shfaqur interes të lartë.

Megjithatë bazuar edhe në vështirësitë financiare të kësaj meraktoje që është goditur rëndë nga Covid-19, ende nuk ka asgjë konkrete.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Poja e “gradoi”, Juxhin Drazhi prangoset nga Interpoli në Spanjë

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Lajme të tjera

Web TV