Rezultoi ndër të parët me Covid-19, lojtarët e Partizanit dhunojnë Deian Boldor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej ditës së djeshme skuadra e Partizanit ka qenë në tension për shkak të rezultimit pozitiv në testin e Covid-19 të një pjese të lojtarëve të saj.

Pas rasteve të para që ishin Besnik Ferati dhe rumuni Deian Boldor, të infektuar dolën Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote.

Ky lajm nuk është pritur mirë nga lojtarët e të kuqve, të cilët përgjegjës kanë bërë rumunin dhe motrën e tij Denisën, që po ashtu është prekur nga koronavirusi.

Mbrëmjen e djeshme, disa nga lojtarët e kësaj skuadre kanë shkuar në shtëpinë e Boldor.

Ata kanë pasur një sërë debatesh verbale me fyerje dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike, pasi kanë bërë mbrojtësin rumun përgjegjës të infektimeve.

Më pas ai është dërguar me polici në spital, por as Deian as e motra nuk e kanë denoncuar këtë rast.Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Kryeministri i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të paguajë një çmim të rëndë për sulmet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka vizituar nga afër zonat e rrënuara nga sulmet e Iranit të zhvilluara përgjatë natës. Sulmet...

Bënte manovra të rrezikshme në bregdetin e Velipojës, ‘e pëson’ 43-vjeçari

Pak ditë më parë një video qarkulloi në rrjetet sociale, ku drejtuesi i një automjeti tip ‘Range Rover’ kryente manovra të rrezikshme në breg...

Donald Trump: Unë do ta rregulloj çështjen Kosovë-Serbi, Biden mori vendime idiote…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën, teksa ka thënë se paraardhësi i tij në detyrë, Joe Biden,...

Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt e Trojës brenda

Preç Zogaj, Liberale BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë komplementare në mbështetje të Shqipërisë drejt një demokracie funksionale ku liritë dhe sundimit i ligjit shkojnë...

Ishte duke bërë zhytje, gomonia plagos 46-vjeçarin në Gjipe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjipesë në Himarë, ku një 46-vjeçar, banues në Gjermani, ka mbetur i plagosur nga një...

Lajme të tjera

Web TV