Deputeti shqiptar i Vetëvendosjes humb mbesën 9-vjeçe: Elita më pyeti ‘o dajë a do vdes’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti shqiptar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social një lajm të trishtueshëm.

Basha shkruan se një natë më parë ka humbur mbesën e tij 9-vjeçare, e cila quhej Elita.

Prej më shumë se një viti, deputeti Basha shkruan se e vogla Elita po luftonte me kancerin dhe vetëm në muajin që lamë pas, në qershor kishte mbushur plot nëntë vite që jetonte.

Në dedikimin prekës, ai kujton herën e fundit që është parë me mbesën e tij dhe pyetjen që i kishte bërë ajo, nëse do të vdiste.

Postimi i plotë

Për një vit kanceri ia pamundësoi Elitës lëvizjen, pastaj të pamurit, e paralizoi atë pjesërisht, dhe në fund, pas gjithë vuajtjeve për një vit rresht, zgjodhi t’ia ndal edhe zemrën e vogël që kishte dhe ta ndaj nga ne përjetë. Meqenëse jeta është plot sfida e vuajtje, kjo qenka edhe më e vështirë kur sfidohesh me vdekjen e një fëmiju vetëm 9 vjeç. Pa fajin e saj Elita sot nuk mund të rritet si shokët dhe shoqet e veta. Ajo nuk do ta ketë mundësinë ta kryej shkollën e mesme, as fakultetin, por as të rritet duke ëndrruar një familje e karrierë. Kanceri vendosi me ia shu të gjitha andrrat. Herën e fundit derisa prisnim në takim në Spital më pyeti, “Dajë, a ta merr mendja që do t’vdes?” I thash, “jo dajë, ti je shumë e fortë dhe do t’ia dalim së bashku.” “Shpresoj që ia dalim dajë sepse nuk dua ta lë mamin vet,” ma ktheu Elita, e cila nuk e kishte hallin e vet se vdiste, por të mamit që po e linte vetëm sepse ishte fëmiu i vetëm. Elita, ti e le mamin, por edhe krejt neve loqk. Ne të gjithë do t’jemi afër mamit, por jo edhe afër teje zemra dajës. Më fal Elita që nuk arritëm me t’ofru shpëtim, por faleminderit që na le aq shumë kujtime që përmes tyre t’jetojmë me ty gjithmonë. Faleminderit për çdo gjë Elita, dhe lumja ti për mamin dhe dashninë e përkushtimin e saj për ty, e cila që çdo sekond t’jetës e ka ndërtu për ty dhe rreth teje,”

 

Lexo edhe :  Prrenjas, aksident i rëndë në Minierën e Katjelit, vdes 58-vjeçari

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Lajme të tjera

Web TV