Përurohet rruga e re nga rrethrrotullimi në Mullet deri tek Ura e Qehasë.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se falë bashkëpunimit shumë të mirë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, investimet po shtrihen kudo.
“Kur qeveria ndihmon, edhe Bashkia bashkëpunon, edhe atij që i kalon rruga në arë, tregohet tolerant dhe thotë: Kjo, mbi të gjitha, bëhet për të mirën time dhe të familjes sime”, në fund kemi një rezultat të shkëlqyer si ky ku jemi sot. Herën e fundit ishim në Baldushk, ku bëmë qendrën e fshatit, pastaj në Zallherr, ku rindërtuam një shtëpi të prishur nga tërmeti, e mandej në Zallbastar po ashtu. Po vazhduam me këtë ritëm, çdo ditë nga një punë konkrete, është vetëm çështje kohe sa të kemi vendosur dorë në të gjithë territorin”, tha ai.
Sipas tij, bashkimi i fshatrave me Tiranën, ka sjellë edhe tregun më afër qytetit, kurse përmirësimi i infrastrukturës rrit vlerën e pronës dhe shton numrin e bizneseve.
“Herën e fundit, metri katror i tokës ishte 10 mijë lekë, kurse sot paska vajtur 50-60 mijë lekë; do të thotë se ka një lloj vlerësimi me fuqi financiare nga Tirana urbane që po mundohet të investojë te Tirana rurale, dhe kjo rrugë e sjell këtë zhvillim. Bukuritë e luginës së Erzenit i kemi te dera e shtëpisë, është një zonë pjellore, me njerëz punëtorë e bashkëpunues. Ndihem mirë që shumë sipërmarrje për agroturizëm, bujtina etj, i kanë sjellë një zhdërvjelltësi zonës, edhe për qarkullimin ekonomik të parasë”, shtoi Veliaj.
Bo.Ba/fjala.al