Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni një lugë mjaltë në mëngjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjalti i dhuron fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve. Nisja e një dite të mbarë dhe të shëndetshme nis me patjetër nga kuzhina.

Mënyra se si dalim nga shtëpia në mëngjes për t’u nisur në punë ndikon në mënyrë të pavetëdijshme në humorin tonë përgjatë gjithë ditës.

Nuk është aspak i panjohur fakti që shumica e personave dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes duke i shkaktuar organizmit dobësi që në nisje të ditës.

Jo vetëm mjekësia popullore por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.

Vlerat e Mjaltit për Organizimin

Mjalti ka një përdorim të gjerë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjerësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës.

Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.

Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezikshëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Mjalti si një “multivitaminë”

Të dhënat e referuara nga AgroWeb.org për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit.

Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.

Lexo edhe :  Protestë për pronat/ Tubimi përpara zyrës së kadastrës në Fier

Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve.

Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “multivitaminë.”

Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin.

Të fundit

Papa Françesku:Dy popuj,dy shtete!Kjo është zgjidhja e vetme për paqen në Lindjen e Mesme

Papa Françesku në një intervistë në ‘Che tempo che fa’ të gazetarit Fabio Fazio deklaroi se zgjidhja e vetme...

Michelle ‘ndahet’ nga Barack Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-ve. Sipas mediave...

Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë më 2024

Pasuria e miliarderëve të botës është rritur me 2 trilionë dollarë në vitin 2024, tre herë më shpejt se në vitin 2023, duke arritur...

Vrasja e biznesmenit/Autori e priti 15 minuta i fshehur në një rrugicë, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit, mbrëmjen e 12 Janarit në kryeqytet. Pas këqyrjes së shumë kamerave të sigurisë, ka...

“Mos të bëjë viktimën”/ Xumi për Eglin: Çfarë i kam bërë unë asaj!?

Në një bashkëbisedim me Aldon, Xumi ka shprehur pakënaqësitë që ka me Eglin, pasi kjo e fundit e ka çuar në një nominim kokë...

Lajme të tjera

Web TV