Rihapet Disneyland/Protokoll strikt masash, përbën 6.2% të turizmit të Francës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me maskat të detyrueshme dhe me premtonim paraprak, parku gjigant për fëmijë i Disneyland në Paris do të rihapet gradualisht më 15 korrik, pas 4 muajsh mbyllje si pasojë e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Ashtu si destinacionet kryesore turistike në Paris, si pallati i Versajës apo muzeu i Luvrit, edhe parku i lojërave më i vizituar në Evropë do të hapet me kapacitet të kufizuar si dhe duke vendosur si të detyrueshme distancën prej 1 metër midis vizitorëve.

Distanca do të ruhet edhe në zhvillimin e lojërave të ndryshme. Disney refuzoi të thotë kapacitetin me të cilin do të operojë parku që prej 15 korrikut duke u mjaftuar vetëm me faktin se kapaciteti do të jetë i reduktuar në mënyrë që të ketë më shumë nën kontroll situatën. Në hyrje të parkut nuk do të shiten bileta ndërkohë që destinacionet në të cilat nuk mund të realizohet distancimi fizik, do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Kontaktet me personazhet kryesore të Disneyt do të jenë gjithashtu të kufizuara. Fotografitë me Mikey Mouse do të bëhen vetëm me distancim fizik, dhe nuk do të jenë të mundura përqafimet tradicionale. Disneyland, 30 kilometra në lindje të Parisit numëron rreth 320 milionë vizitorë që prej hapjes në vitin 1992. Parku llogaritet se zë 6.2% të të ardhurave të Francës nga Turizmi.

 

Bo.ba/fjala.al

Të fundit

Ramën e shpërqendrojnë të rinjtë gjatë takimit, batuta me Valterin: Ti i ke sjellë? Boll!

Teksa po shpjegonte përfitimet nga pasaporta europiane pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE, kryeministri Edi Rama është ‘shpërqendruar’ nga...

Idajet Beqiri: Berisha urdhëroi vrasjen e njeriut që sulmoi Tritan Shehun

Avokati Idajet Beqiri, teksa shpjegonte procedurat ligjore dhe hapat që ndiqen për heqjen non gratas për rastin e Sali Berishës, nënvizoi se para se...

Irani akuzon Netanyahun se po tenton t’i pengojë bisedimet me SHBA-në

Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta diktojë politikën amerikane ndaj Iranit,...

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, kamerat filmuan autorin! Ka dy pista hetimi

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë deri më tani është e mbuluar me mister. Kjo për faktin se viktima nuk ka pasur rekorde...

“E kam pyetur dhe nuk dinte alfabetin”, G Bani flet për Gjestin

Ish banori i “BBV”, G Bani ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel ku ka folur...

Lajme të tjera

Web TV