Mbyllja në fundjavë? Mjeku Pipero: Nuk është zgjidhje, ja çfarë sugjeroj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e djeshme ka qenë me bilanc tragjik të viktimave nga koronavirusi në vend, me 4 jetë të humbura dhe me 93 raste të reja të koronavirusit. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë apel të fortë për të gjithë qytetarët, për mbajtje me doemos të maskës dhe të ruajtjes së distancës.

“Mbyllja nuk është zgjidhje, është zgjedhje, më dëgjoni, ju lutem, zgjidhja në këtë moment është mbajtja e maskës kudo, edhe në rrugë, mbajta e distancës, dhe higjiena e duarve dhe ajo personale”- tha Pipero.

“Nëse sot vendosim maskën, të garantoj që për dy tre javë numri ulet me dy apo tre herë, më pak të infektuar, të sëmurë, të shtruar në spital dhe dy-tre herë më pak humbje jete. Në mirëkuptoni, ndonjëherë ndodh ta kemi thënë vonë, por asnjëherë nuk është vonë, për të marrë masa”, tha ai për “news24”.

Sipas Pipero, mbajtja e maskës na mbron deri në 95%, ndaj nuk duhet neglizhuar. Pyetur nëse dëmton mbajtja e maskës 8 orë gjatë ditës, ai tha, se maska e thjeshtë nuk krijon asnjë problem.

“Maska është e nevojshme aty ku nuk ruajmë dot distancën. Është e mërzitshme dhe e lodhshme mbajtja e saj por është zgjidhja e vetme që kemi për të mbrojtur jetën. Është parë si zgjidhje mjaft efektive. OBSH është një organizëm mbarëkombëtar dhe përgjegjës për shëndetin e globit. Udhëzimet e saj duhen zbatuar se bëhet fjalë për një virus që ka pasur shumë të panjohura. Ka pasur edhe keqkuptime.

Gjithsesi unë si specialist në ISHP në parim jam kundër mbajtjes së maskë në rrugë. Për shkak të bashkëjetesës me këtë virus, unë them që maska duhet të bëhet e detyrueshme edhe në rrugë, pra ta kemi me vete atë për ta përdorur në ambientet e mbyllura, pra kudo që nuk ruajmë distancën, duhet të kemi maskën.

Lexo edhe :  Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Letra e fundit e shumë shkencëtarëve që thonë se COVID 19 qarkullon në ajër , më bën të mendoj që ta mbajmë edhe në rrugë. Kam qenë kundër, por ajo maskë na mbron. Është e vetmja zgjidhje sot. Dorezat nuk i rekomandojnë studimet. Ato e mbajnë më gjatë virusin nëse bie në kontakt me të. Njëlloj infektohemi nga dorezat nëse prekim me to sipërfaqe të infektuara”,- tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV