Video/ “Kjo është mrekulli”, policia përballet me atë që nuk pritej në aksin Sauk-Teg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ajon që u vu re ishte se për tre orë policia nuk vërejti asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “Viti i sigurisë rrugore.”/Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

“Papa ndërron jetë”/ Postimi i rremë krijon panik në rrjet, Vatikani hedh poshtë aludimet

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike, teksa kreu i Kishës Katolike kaloi një natë të qetë, sipas...

Kreu katër vjedhje në 2 supermarkete, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ka kryer 4 vjedhje në dy supermarkete gjatë dhjetë ditëve të fundit. Mësohet se i riu...

SPAK bën bilancin 236 persona në burg: Krimi i organizuar zë 30.84% të masave të sigurisë

Në vitin 2024, janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona...

Media e njohur gjermane: Shqipëria e para në Europë me rritjen më të shpejtë të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër sukses të Shqipërisë në sektorin e turizmit. Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur vendin tonë të parin...

Pretendoi se apartamenti i Jorgo Goros ishte i tiji, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula, për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katrorë, që iu sekuestrua si pronë...

Lajme të tjera

Web TV