Një jete në skenë, Robert Ndrenika në 78-vjetorin e lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është aktori tejet i dashur për të gjithë brezat. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë që nuk i ndau kurrë. Mjeshtëria e jashtëzakonshme në interpretimin e personazheve i ka gdhendur ata në mendjen e shikuesve

Në 78-vjetorin e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, Robert Ndrenika nuk kanë munguar mesazhet e urimit. Edhe Teatri Kombëtar solli në vëmendje aspektet kryesore të personalitetit të kinemasë dhe teatrit shqiptar, përmes një biografie të shkurtër.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, më 10 janar 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet 1960-1964 ai nisi studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe” të De Filipos dhe në Festivalin e Filmit të vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”. Presidenti i asaj kohe, z. Bamir Topi, i akordoi Ndrenikës (në vitin 2012) titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Të fundit

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt të PS në pushtet, në...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Lajme të tjera

Web TV