Shtyhet Komisioni për Integrimin Europian, shkak bëhet Erion Braçe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe është bërë shkaku i shtyrjes së Komisionit të Integrimit mëngjesin e sotëm.

Komisioni ishte gati me udhëheqjen e Rudina Hajdarit dhe me pjesëmarrjen e deputetëve nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.

Por mungonte përfaqësuesi i qeverisë, dhe për këtë ftesa i ishte drejtuar Erion Braçes.

“Është bërë ftesa zv.kryeministrit për të ardhur për të bërë prezantimin. Dhe nuk është prezent sot. Kështu që besoj se qartë që të paktën kemi këtë lidhje të drejtpërdrejtë online, dhe nuk keni patur angari për të ardhur në Kryesi.

Por edhe për mua që kam ardhur në Kryesi dhe kam angazhime të tjera, duke respektuar institucionin dhe peshën e rëndësinë e këtij projektligji mendoj që duhet ta shtyjmë në një moment të dytë, që të kemi prezent zv.kryeministrin ose një ministër që do të mbajë përgjegjësi për këtë projektligj”- tha Hajdari.

Nuk është bërë asnjë aspekt teknik i projektligjit që do të prezantonte Braçe pasi Rudina Hajdari ka refuzuar ta bëjë diçka të tillë pa praninë e zv.kryeministrit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak...

Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar...

‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri...

Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për...

Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga Al në një nga serialet e tij origjinale televizive për herë të parë. Bashkëdrejtori ekzekutiv...

Lajme të tjera

Web TV